Home / Lajme / Maqedoni / Naumovski: Çështjet e hapura të zgjidhen në frymën evropiane, jo me kushtëzime dhe kërkesa për shpersonifikim

Naumovski: Çështjet e hapura të zgjidhen në frymën evropiane, jo me kushtëzime dhe kërkesa për shpersonifikim

Shkup, 9 dhjetor
Ai njoftoi se gjatë disa javëve të kaluara disa përfaqësues qeveritarë kanë vizituar rreth dy të tretën e shteteve anëtare të BE-së ku kanë gjetur mirëkuptim dhe mbështetje të plotë të pozitave të Maqedonisë, duke shprehur bindjen se në periudhën e ardhshme numri i miqve në Republikën e Maqedonisë do të rritet.

Urim Hasipi
Në takimin e Këshillit të ministrave u bë e qartë se Republika e Maqedonisë ka më shumë miq në BE se që mendonin shumica dhe më shumë se e qartë është se i gjithë opinioni evropian e di se ajo që po kërkohet prej nesh është joparimore, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane Vasko Naumovski me rastin e vendimit për Brukselin për prolongimin e datës për fillimin e negociatave parahyrëse.

Ai njoftoi se gjatë disa javëve të kaluara disa përfaqësues qeveritarë kanë vizituar rreth dy të tretën e shteteve anëtare të BE-së ku kanë gjetur mirëkuptim dhe mbështetje të plotë të pozitave të Maqedonisë, duke shprehur bindjen se në periudhën e ardhshme numri i miqve në Republikën e Maqedonisë do të rritet.

“Qëndrimi ynë është edhe qëndrimi të cilin e ndan Komisioni Evropian se të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen në drejtim të realizimit të interesit të përbashkët evropian, e jo me kushtëzime dhe ultimatum. Republika e Maqedonisë nuk pranon ultimatume dhe kushtëzime, ndërsa popullata në Maqedoni asnjëherë nuk do të pajtohet me shpersonifikimin individual. Dallimet mes dy shteteve evropiane duhet të zgjidhen me mirëkuptim të ndërsjellë dhe respekt që janë në esencën e vlerave të përbashkëta evropiane”, tha Naumovski.

Ai theksoi se qytetarët e Maqedonisë janë evropianë dhe askush nuk mundet t’ua mohojë këtë. Është absurde, nga një shtet të kërkohet të ndryshohet identiteti i tij me qëllim që të hyjë në BE, e cila, në esencë është bashkësi e identiteteve të ndryshme, prej së cilës përbëhet pasuria e saj më e madhe.

“Ne do të vazhdojmë me betejën tonë së bashku me qytetarët që të sigurojmë zhvillim dhe perspektivë evropiane për shtetin tonë. Betejë për Maqedoninë evropiane e cila do t’i ruajë vlerat e vërteta evropiane. Qytetarët e Maqedonisë do ta marrin atë që e meritojnë- jetesë sipas standardeve evropiane dhe ardhmëri evropiane të shtetit të tyre”, tha Naumovski.

Qeveria, shtoi, sipas rekomandimit të KE-së, vazhdon me planet e projektuara për proceset reformuese, para së gjithash që të krijohet shoqëri më e fuqishme dhe më me konkurrencë dhe të mundësohen përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e Maqedonisë. Njoftoi se nesër fillon edhe revizioni i rregullt vjetor i Programit kombëtar për miratimin e legjislaturës së BE-së.

I pyetur se çka më tutje në lidhje me kontestin për emrin, Naumovski tha se Maqedonia mbetet e përkushtuar në zgjidhjen e tij, duke e përsëritur qëndrimin se të gjitha çështjet e hapura duhet të mbyllen në drejtim të realizimit të interesit të përbashkët evropian me pjesëmarrje aktive.

Për atë se çfarë janë mundësitë e lobimit tek kryesia spanjolle në lidhje me bllokadën greke të eurointegrimeve të Maqedonisë, Naumovski tha se detyrë e Qeverisë është të vazhdojë t’i prezantojë pozitat e Maqedonisë para miqve dhe aleatëve në BE.

“Ne jemi të sigurtë se ajo që kërkohet nga Republika e Maqedonisë është kuptuar nga shtetet tjera se është joparimore dhe e padrejtë. Mbetet të shohim se çka do të ndodh në periudhën e ardhshme. Në çdo rast ne do të vazhdojmë me proceset reformuese dhe me prezantimin e pozitave të Maqedonisë në kuadër të Këshillit dhe institucioneve të tjera të BE-së”, theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane.

Ai nënvizoi se nuk ka informacione të sakta se pas cilës pozitë qëndron Spanja në takimin e Këshillit të BE-së, por se Maqedonia si secili shtet-anëtar i BE-së, është përkushtuar në përforcimin e bashkëpunimit, i cili veçanërisht do të drejtohet nga Spanja, si kryesues i ardhshëm me BE-në.

Naumovski theksoi se nuk ka informacione në lidhje me shkrimet në mediat greke se menjëherë pas takimit të Këshillit të ministrave të BE-së, se përfaqësues nga Qeveria greke me telefon kanë biseduar me përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë.

Zëvendëskryeministri Naumovski konfirmoi se po përgatit listë të përfaqësuesve të mediave edhe nga sferat tjera, si dhe të studentëve më të mirë të Universiteteve të Maqedonisë në çarter-fluturimin nga Shkupi për në Bruksel për 19 dhjetor, ditën kur edhe zyrtarisht hyn në fuqi regjimi pa viza me BE-në, por se ajo akoma është e hapur.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *