Home / Lajme / Maqedoni / Ndërmarrja Geoinzhenjering ndërpret veprimtarinë

Ndërmarrja Geoinzhenjering ndërpret veprimtarinë

Tetovë, 24 dhjetor-
Neziri.Këshilltarët miratuan edhe Propozim-Vendimin për ndërprerjen e funksionimit të NP “Geoinzhenering” si ndërmarrje publike komunale. Sipas drejtorit aktual të kësaj ndërmarrje, Musadik Beqiri, ndërprerja e funksionimit të NP “Geoizhenering” bëhet sepse kjo bie ndesh me disa nga ligjet ekzistuese. Një ndër arsyet kryesore për miratimin e këtij vendimi është taksa për rregullimin e tokës ndërtimore

Të enjten është mbajtur séance e tetë me radhë e këshillit të komunës së Tetovës. Gjatë kësaj mbledhjeje këshilltarët miratuan Propozim-Buxhetin e komunës së Tetovës për vitin 2010.

Në sqarimin e tij, udhëheqësi i Sektorit për Financa dhe Buxhet, Adnan Neziri, theksoi se buxheti është plan vjetor që përbëhet prej të hyrave dhe shpenzimeve të komunës.

“Propozim-buxheti i komunës për vitin 2010 përmban formën dhe procedurat ligjore në bazë të të cilave realizohet buxheti komunal”, tha Neziri.Këshilltarët miratuan edhe Propozim-Vendimin për ndërprerjen e funksionimit të NP “Geoinzhenering” si ndërmarrje publike komunale.

Sipas drejtorit aktual të kësaj ndërmarrje, Musadik Beqiri, ndërprerja e funksionimit të NP “Geoizhenering” bëhet sepse kjo bie ndesh me disa nga ligjet ekzistuese.
Një ndër arsyet kryesore për miratimin e këtij vendimi është taksa për rregullimin e tokës ndërtimore. Me vendimin e ri pushon së ekzistuari NP “Geoinzhinering”, ndërsa kompetencat për menaxhimin e saj bien tërësisht mbi komunën e Tetovës. (U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *