Home / Lajme / Maqedoni / Ndryshime ligjore për siguri në trafik me gjoba më të larta

Ndryshime ligjore për siguri në trafik me gjoba më të larta

29 dhjetor-
Gjoba për parkim të gabuar do të paguajnë edhe pronarët e tyre nëse nuk vërtetohet identiteti i shoferit që e ka parkuar. Dënime prej 25, 45, 200 dhe 250 euro në kundërvlerë të denarit, varësisht nga kundërvajtja që ka të bëjë me ndalesën për parkim, do të paguajnë edhe pronarët e automjeteve, pavarësisht nëse e ka drejtuar apo jo mjetin. Gjithahstu edhe shoferët e gjobitur edhe pronarët e automjeteve do të mund t’i zëvendësojnë gjobat prej 25 dhe 45 euro me regjistrim në librezën e shoferit me 15, respektivisht 25 pika negative.

Urim Hasipi
Gjobë për shoferët që do të refuzojnë të bëjnë alkotest, si dhe për pronarët e automjeteve edhe pse nuk kanë bërë kundërvajtje, parashikojnë mes tjerash ndryshimet e propozuara dhe plotësimet e Ligjit për siguri në trafik, i cili në lexim të dytë është në rend dite në seancën e sotme në Kuvend.

Me ndryshimet ligjore rriten gjobat e deritanishme për disa kundërvajtje, ndërsa do të gjobiten edhe pjesëmarrësit në trafik, për të cilët deri më tani nuk janë paraparë gjoba. Qëllimi i ndryshimeve të Ligjit është precizimi i tyre dhe përmirësimi i shkallës së sigurisë, si dhe mundësimi i implementimit të tij praktik, pohon propozuesi i ligjit, Ministria e Punëve të Brendshme.

Ligji i propozuar parashikon gjobë prej 500 eurosh për shoferin që do të kapet se drejton nën ndikim të alkoolit, ndërsa i cili do të refuzojë t’i bën alkotestin. Përveç gjobës do të merr edhe ndalesë për drejtimin e automjetit motorik prej një viti.

Në vend të gjobës së deritanishme prej 300 eurosh shoferët e automjeteve motorike që do të kapen pa patent shoferi valide, do të paguajnë 400 euro. Me këtë vlerë do të gjobiten edhe personat që drejtojnë traktor pa patent shoferi valide për njërën nga kategoritë ose nënkategoritë drejtuese.

Rritet edhe gjoba për shoferët, të cilëve u është marrë patent shoferi, ndërsa të cilët do të kapen se ngasin gjatë kohëzgjatjes së ndalesës ose periudhës, për të cilën u është marrë patenti, prej 300 deri 500 euro.

Kompanitë e sigurimit, nëse nuk lëshojnë raport evropian do të paguajnë gjobë prej 1.350 deri 2.350 euro.

Gjoba për parkim të gabuar do të paguajnë edhe pronarët e tyre nëse nuk vërtetohet identiteti i shoferit që e ka parkuar. Dënime prej 25, 45, 200 dhe 250 euro në kundërvlerë të denarit, varësisht nga kundërvajtja që ka të bëjë me ndalesën për parkim, do të paguajnë edhe pronarët e automjeteve, pavarësisht nëse e ka drejtuar apo jo mjetin. Gjithahstu edhe shoferët e gjobitur edhe pronarët e automjeteve do të mund t’i zëvendësojnë gjobat prej 25 dhe 45 euro me regjistrim në librezën e shoferit me 15, respektivisht 25 pika negative.

Sipas ndryshimeve të propozuara, pas dhënies nga Ministria e Shëndetësisë të vërtetimit për aftësim për dhënie të ndihmës së shpejtë së kandidatëve për shoferë do të mund të lëshojnë Kryqi i Kuq i Maqedonisë dhe institucionet shëndetësore të autorizuara nga Ministria e Shëndetësisë, e të cilat duhet të kenë hapësirë, pajisje dhe kuadro përkatëse.

Zvogëlohet edhe vlera e përqindjes që paguhet gjatë regjistrimit të automjetit i dedikuar për Këshillin republikan për siguri dhe qarkullim.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *