Home / Lajme / Maqedoni / Ndryshime në kreun e Dr në Tetovë.Sedat Sulejmani zevendeson Shpresa Sylën

Ndryshime në kreun e Dr në Tetovë.Sedat Sulejmani zevendeson Shpresa Sylën

9 dhjetor-
Para të pranishmëve kryetari I ri degës së Tetovës të Demokracisë së Re Sedat Sulejmani, premtoi ndryshime në degë dhe aktivitete të shumta për afirmimin e kësaj partie.Ndërsa kryetari I Demokracisë së Re Imer Selamani, para të pranishmëve foli për rëndësinë e Demokracisë së Re si subjekt I ri politik

Urim Hasipi
Tetovë,
Sedat Sulejmani, është zgjedhur kryetar I këshillit vendor të Tetovës të Demokracisë së re, gjatë kuvendit zgjedhor që u mbajt të martën mbrëma në qendrën për kulturë në Tetovë.Në këtë kuvend, kanë marrë pjesë edhe kryesia më e lartë e Demokracisë së Re, në krye me kryetarin Imer Selmani.

Para të pranishmëve kryetari I ri degës së Tetovës të Demokracisë së Re Sedat Sulejmani, premtoi ndryshime në degë dhe aktivitete të shumta për afirmimin e kësaj partie.

Ndërsa kryetari I Demokracisë së Re Imer Selamani, para të pranishmëve foli për rëndësinë e Demokracisë së Re si subjekt I ri politik, dhe shtoi më tej, se kjo parti ka kapacitet të ndyshojë jetën jo vetëm të shqiptarëve por dhe të popujve tjerë që jetojnë në këtë shtet.

”Ne si subjekt politik kemi kapacitete që bëjmë ndryshime radikale në jetën dhe mirëqenien ekonomike të qytetarëvve që jetojnë në këtë shtet pa marrë parasysh se cilës kombësi ata I takojnë”, tha Imer Selmani, kryetar I Demokracisë së Re.

Ndryshe, postin e kryetarit të degës së Tetovës të Demokracisë së re deri më tash e ka mbajtur Shpresa Syla, ndërsa këto aktivitete I paraparijnë kongresit të Dr që duhet të mbahet kah fundi I këtij muaji.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *