Home / Lajme / Rajon / Në deklaratën përfundimtare të Kopnehagës lejohet rritje maksimale prej dy gradëve të temperaturave

Në deklaratën përfundimtare të Kopnehagës lejohet rritje maksimale prej dy gradëve të temperaturave

18 dhjetor-
Vendet e zhvilluara e ndërmarrin angazhimin t’u dorëzojnë së bashku 100 miliardë dollarë në vit vendeve të varfëra, që t’u ndihmojnë në adaptimin e ekonomive të tyre dhe të ballafaqohen me ndryshimet klimatike, thuhet në propozim-deklaratën

Urim Hasipi
Rritja e temperaturave globale duhet të kufizohet deri në dy gradë celsius, thuhet në propozimin e deklaratës përfundimtare, e cila sot duhet të prezantohet në seancën e fundit të konferencës për ndryshime klimatike në Kopenhagë.

Teksti i deklaratës përfundimtare është harmonizuar në mesnatë në takimin e jashtëzakonshëm të përfaqësuesve të 28 shteteve, të cilët prezantojnë grupe të ndara te vendeve dhe rajoneve.

Vendet e zhvilluara e ndërmarrin angazhimin t’u dorëzojnë së bashku 100 miliardë dollarë në vit vendeve të varfëra, që t’u ndihmojnë në adaptimin e ekonomive të tyre dhe të ballafaqohen me ndryshimet klimatike, thuhet në propozim-deklaratën.

Në tekstin, i cili me siguri do të ketë ndryshime, nuk trajtohen zvogëlimet e domosdoshme paraprake të emisioneve të gazërave të dëmshme.

Rezultatet e takimit të jashtëzakonshëm, qëllimi i së cilës ishte korniza politika, në bazë të së cilës do të përgatitet marrëveshja globale për luftë kundër ndryshimeve klimatike, do të prezantohen sot në seancë, në të cilën do të marrin pjesë 120 liderë të shteteve dhe qeverive.

Në takim mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i KB, Ban Ki-mun, grupi i vendeve të zhvilluara industriale i prezantuar nga SHBA-ja, (nga sekretarja shtetërore amerikane Hillari Klinton), Japonia, Australia, Rusia dhe Norvegjia. Bashkimi Evropian është paraqitur nga Gjermania (kancelarja Angela Merkel), Danimarka, Britania e Madhe (kryeministri Gordon Braun), Franca (presidenti Nikolla Sarkozi), Suedia (si kryesuese aktuale me BE-në), Spanja dhe nga kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso.

Grupi i vendeve të mëdha me ekonomi të zhvilluar shpejtë, është prezantuar nga Kina, India, Meksika, Afrika e Jugut, Brazili dhe Koreja e Jugut.

Në samit merr pjesë edhe një përfaqësues i Arabisë Saudite, e cila është anëtare e OPEK-ut. Sudani e prezanton G-77 (Grupi i vendeve në zhvillim). Grenada dhe Maldivet i prezantojnë intereset e ishujve të vogla. Kontinenti afrikan është prezantuar nga Algjeria dhe Etiopia. Lesoton e prezantoi grupi i vendeve më të varfëra në botë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *