Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni deri më tani nga gripi i ri kanë vdekur 12 persona.

Në Maqedoni deri më tani nga gripi i ri kanë vdekur 12 persona.

Shkup, 9 dhjetor
Siç njoftoi në takimin e sotëm me gazetarët drejtori i Klinikës Infektive, Zvonko Milenkoviq, pacientët kanë qenë me fotografi të rëndë klinike, me bronkopneumoni dhe ka pasur keqësim të sëmundjes së tyre bazë. Janë hospitalizuar në gjendje të rëndë

Urim Hasipi
Edhe tre të pacientë të sëmurë nga gripi A (H1N1) vdiqën në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara. Bëhet fjalë për një burrë 57 vjeçar nga Manastiri i cili ka pasur kardiomiopati dhe dy gra të moshës 71 dhe 75 vjeçare nga Shkupi, njëra me kardiomiopatia, ndërsa tjetra me diabet dhe probleme të zemrës.

Siç njoftoi në takimin e sotëm me gazetarët drejtori i Klinikës Infektive, Zvonko Milenkoviq, pacientët kanë qenë me fotografi të rëndë klinike, me bronkopneumoni dhe ka pasur keqësim të sëmundjes së tyre bazë. Janë hospitalizuar në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të kaluara në Klinikën për sëmundje infektive janë kontrolluar 33 pacientë të rinj prej të cilëve nëntë janë hospitalizuar. Nga fillimi i pandemisë deri më tani në Klinikë janë shëruar 609 pacientë. Milenkoviq njoftoi se në Klinikë në respirator vazhdimisht janë tre deri në katër pacientë dhe se momentalisht atje janë hospitalizuar 122 pacientë.

Në Maqedoni deri më tani nga gripi i ri kanë vdekur 12 persona.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *