Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni, për 24 orë dy të vdekur nga AH1N1.Numri I përgjithshëm I viktimave arrinë nëntë

Në Maqedoni, për 24 orë dy të vdekur nga AH1N1.Numri I përgjithshëm I viktimave arrinë nëntë

Shkup, 8 dhjetor
Pacienti i parë, i lindur në vitin 1974, është pranuar në Klinikë në datën 5 të këtij muaji, në gjendje të rëndë të përgjithshme deri në përkeqësim të gjendjes së tij shëndetësore dhe mbrëmë në mesnatë i është konstatuar vdekja.

Pacienti i dytë i vdekur, i lindur në vitin 1982, parmbrëmë është pranuar në gjendje dukshëm të rëndë të përgjithshme, menjëherë është vendosur në mbështetje oksigjenike, por dje përnjëherë i është përkeqësuar gjendja dhe në orët e pasdite është konstatuar vdekja.

Urim Hasipi
Dy pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në klinikën për sëmundje infektive në Shkup si rezultat i bronshopneumonisë masive dhe me grip të konfirmuar A(H1N1), kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Pacienti i parë, i lindur në vitin 1974, është pranuar në Klinikë në datën 5 të këtij muaji, në gjendje të rëndë të përgjithshme deri në përkeqësim të gjendjes së tij shëndetësore dhe mbrëmë në mesnatë i është konstatuar vdekja.

Pacienti i dytë i vdekur, i lindur në vitin 1982, parmbrëmë është pranuar në gjendje dukshëm të rëndë të përgjithshme, menjëherë është vendosur në mbështetje oksigjenike, por dje përnjëherë i është përkeqësuar gjendja dhe në orët e pasdite është konstatuar vdekja.

Me dy rastet e fundit, numri i viktimave nga tipi i ri i gripit ka mbërritur nëntë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup janë hospitalizuar edhe 13 pacientë të rinj, ndërsa në repartin infektiv në Spitalin ushtarak është përkujdesur vetëm një pacient i ri, me simptome të gripit të ri.

Ministria informoi se të gjithë të sapopranuarit janë në gjendje stabile, përveç një pacienti, i cili menjëherë është vënë në mbështetje të vazhdueshme me oksigjen.

Në Klinikë momentalisht janë të hospitalizuar gjithsej 112 persona, ndërsa në Spitalin ushtarak kurohen 42 pacientë me simptome të gripit A(H1N1)

Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup në 24 orët e fundit janë hospitalizuar 15 pacientë të rinj dhe atje momentalisht kurohen 56 pacientë me simptome të gripit në moshë prej gjashtë muajsh deri pesë vjeç. Të gjithë të sapopranuarit janë me formë më të lehtë, përveç dy, të cilët kanë formë më të rëndë të pneumonisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *