Home / Lajme / Maqedoni / Në tetor u zvogëlua numri i turistëve

Në tetor u zvogëlua numri i turistëve

Shkup, 12 dhjetor
Krahas numrit të turistëve, sipas të dhënave statistikore, edhe numri i bujtjeve shënon ulje prej 2,1 për qind. Në tetor numri i bujtjeve arrin 101.668. Te turistët e vendit numri i bujtjeve është zvogëluar për 2,9 për qind, ndërsa i turistëve të huaj për 1,5 për qind.

Urim Hasipi
Numri i turistëve në vend në tetor këtë vit arrin 42.383 dhe është për 5,2 për qind më i vogël se në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Ulje më e madhe prej 6,3 për qind vërehet tek turistët e huaj, ndërsa numri i turistëve nga vendi është zvogëluar për 3,9 për qind.

Krahas numrit të turistëve, sipas të dhënave statistikore, edhe numri i bujtjeve shënon ulje prej 2,1 për qind. Në tetor numri i bujtjeve arrin 101.668. Te turistët e vendit numri i bujtjeve është zvogëluar për 2,9 për qind, ndërsa i turistëve të huaj për 1,5 për qind.

Zvogëlim të numrit të turistëve për 1,5 për qind është vërejtur edhe në periudhën janar – tetor të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Tek turistët e vendit ulja e numrit është për 5,8 për qind, ndërsa i të huajve për 4,9 për qind.

Numri i bujtjeve në këtë periudhë është zvogëluar për 5,6 për qind. Te turistët e vendit ka zvogëlim për 8,1 për qind, por tek të huajt është vërejtur rritje për 2,4 për qind.

Numri i turistëve të huaj në tetor të këtij viti, në krahasim me muajin e kaluar, është zvogëluar për 16,2 për qind, ndërsa numri i bujtjeve është zvogluar për 18,4 për qind.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *