Home / Lajme / Rajon / Në Turqi pas 28 vjetësh përfundoi procesi gjyqësor kundër grupit majtist Dev Sol

Në Turqi pas 28 vjetësh përfundoi procesi gjyqësor kundër grupit majtist Dev Sol

Ankara, 16 dhjetor
Procesi gjyqësor kundër Dev Sol filloi më 15 mars të vitit 1982. Aktgjykimi është lëshuar 27 vjet e nëntë muaj më vonë. Të shpallurit fajtorë, anëtarë të grupit tashmë kohë të gjatë e kanë vuajtur afatin e gjykimeve të tyre

Urim Hasipi
Procesi gjyqësor kundër grupit majtist Dev Sol përfundoi pas pothuajse 28 vjetëve pasi që ka filluar, njofton BBC.

Gjykata në Stamboll shpalli 39 nga gjithsej 1.223 të akuzuar fajtorë për aktakuzën rreth tentimit për grusht-shtet dhe ndryshim të sistemit kushtetues dhe i dënoi me burg të përjetshëm.

Akuzat kundër të akuzuarve të tjerë janë hedhur poshtë për shkak të vjetërsimit të veprës. Të gjithë të akuzuarit janë anëtarë të grupit majtist Dev Sol, të arrestuar pas grusht-shtetit ushtarak në vend në vitin 1980.

Fakti, se procesi me siguri i ka thyer të gjitha rekordet, vështirë se është ngushëllim i madh për të akuzuarit, nga të cilët 13 kanë vdekur, komentin BBC.

Procesi gjyqësor kundër Dev Sol filloi më 15 mars të vitit 1982. Aktgjykimi është lëshuar 27 vjet e nëntë muaj më vonë. Të shpallurit fajtorë, anëtarë të grupit tashmë kohë të gjatë e kanë vuajtur afatin e gjykimeve të tyre.

Gjatë shpalljes së aktgjykimeve ishin të pranishëm 22 vetë nga të akuzuarit së bashku me fëmijët dhe nipërit e tyre, nga të cilët numri më i madh akoma nuk kishin lindur në fillimin e procesit

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *