Home / Lajme / Maqedoni / Në vitin 2010 Maqedonia me rreth 240 pjesëtarë të ARM-së në misionet paqësore ndërkombëtare

Në vitin 2010 Maqedonia me rreth 240 pjesëtarë të ARM-së në misionet paqësore ndërkombëtare

29 dhjetor
ARM-ja në misionin e ISAF-it në Afganistan ka sistemuar gjithsej 163 ushtarë. Një çetë e cila e mbron Komandën e ISAF-it dhe ekipet mentore operative për lidhje, kurse së bashku me Mbretërinë e Norvegjisë kontribuon në ekipin e përbashkët mjekësor të kirurgjisë në kuadër të Ekipit rekonstruktiv provincial në Mejmana.

Urim Hasipi
Në vitin 2010 Republika e Maqedonisë në operacionet paqësore ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO-ja, BE-ja dhe KB-ja, do të marrin pjesë me rreth 240 paqëruajtës, që paraqet arritje të sistemimit prej 4 për qind nga forcat e ARM-së në operacione paqësore në botë, kurse deri në vitin 2018 përmes rritjes graduale është planifikuar që të arrihet edhe deri në tetë për qind nga sistemi i forcave të armatës.

Me rreth tre për qind nga forcat tokësore apo gjithsej 178 paqëruajtës, ambasadorë më të mëdhenj, me profesinalizmin e tyre, disiplinën dhe përkushtueshmërinë, në ISAF, Altea dhe UNIFIL-Liban, sot tregojnë se Republika e Maqedonisë e meriton anëtarësimin e barabartë drejt të cilin synon, por konfirmimi konkret për suksesin e reformave në mbrojtje dhe për strategjitë e fuqishme të përcaktuara të shtetit në Aleancë dhe në BE.

ARM-ja në misionin e ISAF-it në Afganistan ka sistemuar gjithsej 163 ushtarë. Një çetë e cila e mbron Komandën e ISAF-it dhe ekipet mentore operative për lidhje, kurse së bashku me Mbretërinë e Norvegjisë kontribuon në ekipin e përbashkët mjekësor të kirurgjisë në kuadër të Ekipit rekonstruktiv provincial në Mejmana.

Nga muaji shkurt i vitit 2010 Republika e Maqedonisë do ta rritë numrin e ushtarëve në Afganistan me 79, të cilët së bashku me gardën kombëtare të shtetit federal amerikan Vermont do të marrin pjesë në misionin për trajnim dhe mentorë për forcat e sigurisë afgane.

Me një oficer të shtabit, me mandat njëvejçar, në misionin e udhëhequr nga KB-ja UNIFIL në Liban, Republika e Maqedonisë prej muajit maj të vitit 2007 kontribuon edhe në këtë mision paqësor dhe në vijim është rrotullimi i tretë.

Vazhdon edhe pjesëmarrja e paqëruajtësve nga Maqedonia në operacionet në BE dhe në Bosnjë e Hercegovinë, Altea me gjithsej 12 persona gjegjësisht ekipi profesional në kampin Butmir. Në operacionin e BE-së, Altea deri tani ka marrë pjesë me 142 paqëruajtës nga Maqedonia, duke simbolizuar në këtë mënyrë edhe kontributin e Maqedonisë ndaj mbrojtjes së politikës evropiane të sigurisë dhe për paqen rajonale dhe stabilitetin

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *