Home / Lajme / Maqedoni / Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në mes USHT-së dhe universitetit “Ondokus Mayis”

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në mes USHT-së dhe universitetit “Ondokus Mayis”

9 dhjetor-
Rektorët e të dy universiteteve më pas shkëmbyen në mes veti edhe emblemat e universiteteve përkatëse, ndërkohë që rektori i USHT-së, Prof.dr. Agron Reka, homologut të tij nga Universiteti “Ondokus Mayis” Prof.dr. Hüsein Akan, i dhuroi edhe Pllaketën e universitetit, në të cilën është i shënuar viti i themelimit të universitetit 1994

Urim Hasipi
Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, sot qëndroi një delegacion nga Universiteti “Ondokus Mayis” nga Samsuni i Turqisë i kryesuar nga rektori i këtij universiteti, prof.dr. Hüsein Akan.
Me këtë rast rektorët e këtyre universiteteve, Prof.dr. Agron Reka nga Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Prof.dr. Hüsein Akan nga Universiteti “Ondokus Mayis” nga Samsuni i Turqisë, nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi.

Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof.dr. Agron Reka, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje deklaroi se Universiteti Shtetëror i Tetovës zotohet se do t’i bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për realizimin e kësaj marrëveshje, përfshirë edhe planifikimin për intensifikimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera të bashkëpunimit ndëruniversitar, theksoi rektori Reka.

Me këtë marrëveshje parashihet shkëmbimi i vizitave të ndërsjella të kuadrit akademik, shkëmbimin e publikimeve akademike, shkëmbimin e studentëve dhe grupeve kërkimore-shkencore, programe për studime të përbashkëta të studimeve të magjistraturës (master) dhe doktoratës, si dhe forma të tjera të bashkëpunimit.
Rektori i Universitetit “Ondokus Mayis” Prof.dr. Hüsein Akan, u shpreh se marrëveshja e sotme paraqet edhe një unazë të rëndësishme gjatë funksionimit të dy universiteteve në të ardhmen.

”Përveç pikave të përbashkëta që parashihen në marrëveshje, poashtu ne si universitet që kemi një përvojë 35 vjeçare me 35 mijë studentë, kemi të ngritur në një nivel të lartë fakultetin e mjekësisë dhe pikërisht në këtë drejtim ne do të fokusojmë bashkëpunimin në të ardhmen”, tha rektori i universitetit “Ondokus Mayis” Prof.dr. Hüsein Akan.

Rektorët e të dy universiteteve më pas shkëmbyen në mes veti edhe emblemat e universiteteve përkatëse, ndërkohë që rektori i USHT-së, Prof.dr. Agron Reka, homologut të tij nga Universiteti “Ondokus Mayis” Prof.dr. Hüsein Akan, i dhuroi edhe Pllaketën e universitetit, në të cilën është i shënuar viti i themelimit të universitetit 1994.

Në fund të vizitës së tij në USHT, rektori i Universitetit “Ondokus Mayis” Prof.dr. Hüsein Akan së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe i shoqëruar nga rektori i USHT-së, Prof.dr. Agron Reka, vizituan edhe laboratorin e teknologjisë ushqimore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *