Home / Lajme / Maqedoni / Nikolla Gruevski thotë se kemi lëshuar shansin historik të zhdukemi si popull

Nikolla Gruevski thotë se kemi lëshuar shansin historik të zhdukemi si popull

8 dhjetor-
“Unë tash po dëgjoj se ditëve të fundit, por edhe sot në Maqedoni bëhen komente se kemi lëshuar shansin historik. A e dini çfarë, kemi lëshuar shansin historik të zhdukemi si popull, përkatësisht të fshihemi nga harta e popujve. Po shansi i këtillë është lëshuar. Është lëshuar shansi që të heqim dorë nga identiteti dhe tekstualisht nga të gjitha. Shanse të këtilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe me siguri do të ketë edhe në të ardhmen”, komentoi Gruevski.

Urim Hasipi
Bashkimi Evropian e anuloi miratimin e vendimit për fillim të bisedimeve me Maqedoninë për vitin e ardhshëm, pohoi komisari për zgjerim në BE, Oli Ren pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të ministrave të BE-së në Bruksel.

“Këshilli i ministrave të BE-së konstatoi se Komisioni rekomandon fillim të negociatave inkuadruese me Republikën e Maqedonisë dhe do ta shqyrtojë këtë çështje gjatë presidencës së ardhshme spanjolle me Unionin, duke filluar nga 1 janari i vitit 2010”, tha në konferencën për shtyp Oli Ren.

Shefat e diplomacive të BE-së, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, pas debatit dyditësh sot vendosën që kjo çështje të shqyrtohet sërish gjatë kryesimit spanjoll me Unionin.

Edhe pse pjesa më e madhe e anëtareve të BE-së ishin për caktimin e datës për fillim të bisedimeve, kjo, megjitatë është anuluar për shkak të kundërshtimit të Greqisë, e cila insisiton në zgjidhjen e mëparshme të kontestit për emrin me Maqedoninë.

Kryesuesja e ardhshme e BE-së, Spanja këtë funksion rrotullues do ta kryejë nga 1 janari deri më 30 qershor të vitit 2010

Ndodhitë në Këshillin ministror në Bruksel në përmasa të mëdha mundeshin të priten, për shkak se disa herë Greqia paralajmëronte se do ta bllokojë Maqedoninë në qoftë se nuk heqim dorë nga identiteti dhe emri ynë dhe nuk i pranojmë të gjitha kushtet e tyre.

Këtë e deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot në konferencën për shtyp në Bruksel pasi që Këshilli i ministrave të punëve të jashtme të BE-së e prolongoi vendimin për caktimin e datës për negociata për anëtarësimin e Maqedonisë për gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

“Nuk jemi shumë të befasuar, por kësaj radhe është bërë në mënyrë pak më të sofistifikuar se sa në Samitin në Bukuresht, edhe pse mundësia të kthehen në çështjen për emrin në gjashtë muajt e ardhshëm lë shpresë se diçka ndoshta do të afrohet në këtë drejtim”, tha kryeministri Gruevski.

Sipas Gruevskit, është e qartë se Greqia nuk ka dashur të arrihet marrëveshje.

Ata dëshiruan të tregojnë argumente të forcës dhe kjo nuk është befasi. Por, ne nuk mundemi të ndryshojmë asgjë. Ajo që varej nga ne e bëmë. Tani ballafaqohemi me problem të vjetër 18 vjet dhe me qeveri e cila nuk është e gatshme të vijë deri te zgjidhja”, theksoi kryetari i Qeverisë së Maqedonisë.

Ai paralajmëroi se Maqedonia do të vazhdoj me përpjekjet t’i afrohet BE-së dhe të gjejë zgjidhje për emrin. “Do t’i vazhdojmë edhe reformat e brendshme dhe të gjitha gjërat që nevojiten për integrimet euroatlantike. Por, kjo është situatë e cila nuk varet vetëm nga ne. Ne punën tonë e bëmë, i përmbushëm përcaktimet, tani kemi gjëra, të cilat nuk varen vetëm nga ne. Greqia, është evidente se kërkon gjëra nga ne të cilat askush në botë nuk i kërkon”, potencoi Gruevski dhe shtoi se nga pala e Maqedonisë ekziston gatishmëri për takim me palën greke, por kjo nuk varet nga ta.

Duke i komentuar qëndrimet se Maqedonia ka lëshuar mundësi historike, Gruevski theksoi se për të ajo shansë ka qenë heqja dorë nga emri, gjuha dhe identiteti. “Të gjithë ata të cilët kritikojnë se kemi lëshuar një shansë historike, t’u përgjigjem se kjo shansë është vetëfshirja nga harta e kombeve dhe fshirje e identitetit personal”, tha kryeministri i Maqedonisë.

Ai shprehu falënderime deri te kryesuesi i Këshillit të ministrave të BE-së Karl Bild, i cili, siç tha, ka bërë shumë përpjekje. “Jam shumë i kënaqur që kryesimi suedez investoi përpjekje të mëdha, madje edhe më shumë se sa prisnim”, theksoi Gruevski

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *