Home / Lajme / Rajon / Njëmbëdhjetë tonë mjete piroteknike konfiskohen në Napoli

Njëmbëdhjetë tonë mjete piroteknike konfiskohen në Napoli

25 dhjetor-
Sipas traditës, italianët e festojnë “Ringjalljen e Krishtit” me fishekzjarre, si nëpër shesh, ashtu edhe në oborret e shtëpive të tyre, vëren ITAR-TASS

Policia italiane në Napoli dhe rethinën e saj ka konfiskuar përafërsisht 11 tonë mjete piroteknike, transmetoi ITAR-TASS.

Piroteknika është gjetur në depo, e përgatitur për shitje gjatë ditëve të ardhshme festive. Për të nuk ka pasur leje për përdorim.

Pesë tonë mjete piroteknike, për të cilat, gjithashtu, nuk ka pasur leje për përdorim, janë konfiskuar edhe në provincën e afërt Salerno.

Sipas traditës, italianët e festojnë “Ringjalljen e Krishtit” me fishekzjarre, si nëpër shesh, ashtu edhe në oborret e shtëpive të tyre, vëren ITAR-TASS.

Çdo vit dhjetëra qytetarë në Itali, ndërsa midis tyre edhe fëmijë, bëhen viktima të përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *