Home / Lajme / Maqedoni / Nuk do të ketë ikje masive në Evropë

Nuk do të ketë ikje masive në Evropë

Tetovë, 16 dhjetor
”Shumica e të papunësuarve në Maqedoni, janë me shkollim të mesëm dhe të ulët.Nëse pë rata nuk ka vend këtu atëherë rëndë se do të ketë vend pune në evropë.Në shtet perendimore kërkohen njerëz profesionistë në shkencat kompjuterike.Prandaj edhe nëse hapet tema e “ikjes së trurit”, megjithatë elita do të qëndrojë në vend”, thotë profesori I Ekonomisë Abdylmenaf Sejdini.

Urim Hasipi
Nuk do të ketë shkuarje masive në Evropë të qytetarëve t ë Maqedonisë pas dhjetorit, atëherë kur përfundimisht hiqet bariera e rregjimit të vizave për qytetarët e Maqedonis.Kështu kanë konkluduar profesorët Dimitar Mirçev dhe Abdylmenaf Sejdini, gjatë tryzës së rrumbullakët të mbajtur në UEJL, që u organizua nga ana e Institutit për demokracisë dhe zhvillim, që përkrahet nga ambasada e SHBA-së.

Në këtë tryezë me temë “Liberalizimi I vizave dhe pasojat, negative apo pozitive”, u tha se qytetarët e Maqedonisë, edhe pas 19 dhjetorit do të qëndrojnë në vend dhe nuk do të përsëritet shembulli I Rumanisë dhe Bullgarisë.Për profesorin Abdylemaf Sejdini, në evropë do të shkojnë vetëm ata që kanë lidhje familjare por jo për të gjetur punë, sepse atje kërkohen kuadër I fortë.

”Shumica e të papunësuarve në Maqedoni, janë me shkollim të mesëm dhe të ulët.Nëse pë rata nuk ka vend këtu atëherë rëndë se do të ketë vend pune në evropë.Në shtet perendimore kërkohen njerëz profesionistë në shkencat kompjuterike.

Prandaj edhe nëse hapet tema e “ikjes së trurit”, megjithatë elita do të qëndrojë në vend”, thotë profesori I Ekonomisë Abdylmenaf Sejdini.

Të njejtin mendim e ka edhe profesori Dimitar Mirçev, I cili është edhe këshilltarë për marrëdhënie ndërkombëtare I kryetarit Gjorgji Ivanov, thotë se popullata e Maqedonisë megjithatë do të qëndrojë në vend.”Në kohën kur isha ambasador në Slloveni, gjatë viteve të 90, kishim një marrëveshje me këtë shtet për shkëmbim të lirë të mallrave, ndërsa pas vitit 2000 shteti I Sllovenisë, gjatë proceseve integruese vendosi rregjimin e vizave për qytetarët e Maqedonisë dhe përfundimisht ne u gjetëm para një izolimi ndërkombëtar.

Humbjet gjatë kësaj periudhe kanë qenë të mëdha për shtetit tonë në aspektin ekonomik.Megjithatë heqja e vizave na hapi perspektiva të reja.Studentët e Maqedonisë do të mund të studiojnë në Slloveni, me kushtet e njejta si studentët slloven”, tha Mirçev.

Ndërkaq, professor Veton Latifi, nga instituti për demokraci dhe zhvillim, tha se , qytetarët e Ballkanit, kanë një traditë të lashtë të mërgimit.Sipas tij, heqja e rregjimit të vizave megjithatë mund të kuptohet se në shtetet e Evropës ka 15 apo 16 milion vende të lira të punës dhe ata kanë nevojë për fuqi pune

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *