Home / Lajme / Maqedoni / Nuk ka pushim të parakohshëm për nxënësit për shkak të gripit të ri të tipit A (H1N1)

Nuk ka pushim të parakohshëm për nxënësit për shkak të gripit të ri të tipit A (H1N1)

11 dhjetor-
“I shqyrtuam të gjitha rrethanat, rekomandimet janë pranuar nga Komisioni për grip pandemik, tani vetëm mundësojmë koordinim më të mirë në të gjitha sektoret jashtë shëndetësisë”, tha ministri Osmani.

Ai apeloi deri tek qytetarët për vaksinim, pasi që, sipas tij, kjo është mënyra më efikase për parandalimin e pasojave nga gripi.

Urim Hasipi
Nuk ka nevojë për pushim të parakohshëm për nxënësit, konstatuan anëtarët e Komitetit drejtues për gjendjen aktuale me gripin e ri të tipit A(H1N1) në takimin e sotëm të jashtëzakonshëm.

“Nuk ka nevojë për pushim të parakohshëm të shkollave, pasi që numri i përgjithshëm i nxënësve të cilët nuk vijojnë mësimin nuk është aq i madh. Institucionet arsimore duhet normalisht të funksionojnë deri tek pushimi i rregullt, ndërsa përderisa ka raste të reja komiteti do të mbajë mbledhje sërish”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani pas përfundimit të takimit.

Temë e takimit ishin edhe masat e ndërmarra dhe ato të cilat do të ndërmerren në të ardhmen.

“I shqyrtuam të gjitha rrethanat, rekomandimet janë pranuar nga Komisioni për grip pandemik, tani vetëm mundësojmë koordinim më të mirë në të gjitha sektoret jashtë shëndetësisë”, tha ministri Osmani.

Ai apeloi deri tek qytetarët për vaksinim, pasi që, sipas tij, kjo është mënyra më efikase për parandalimin e pasojave nga gripi.

Komitetin e drejtoi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ndërsa të pranishëm ishin edhe ministrat e Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorv dhe i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *