Home / Lajme / Maqedoni / Nxënësit e shkollave fillore do të trajnohen për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Nxënësit e shkollave fillore do të trajnohen për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

23 dhjetor-
Bartja e eksperiencave të Francës në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve mbi trashëgiminë kulturore dhe historike tek nxënësit e të gjitha shkollave fillore të komunës së Tetovës, është synimi i këtij projekti. Projekti parasheh të punohet në grupe pune, ndërsa nxënësit pas mësimeve të fituara do të kenë mundësi të bëjnë video-gara mbi trashëgiminë kulturore të Tetovës.

Urim Hasipi
Sot, përfaqësuesi i Asociacionit francez “Patrimoine Sans Frontieres”, z. Frederic Charrier është takuar me udhëheqësin e Sektorit për Veprimtari Publike, Iljaz Halimi.

Qëllimi i këtij takimi ishte analiza e informatave për të koordinuar hapat e mëtejshmet të projektit që ka të bëjë me ngritjen e vetëdijes mbi trashëgiminë kulturore, që është iniciuar nga Aleanca Franceze në Tetovë. Projekti realizohet në bashkëpunim me komunën e Tetovës, koordinator i së cilës është Albert Qazimi.

Në kuadër të këtij projekti, do të krijohet një ekip pune i përbërë nga tre ekspertë nga Franca dhe përfaqësues të Sektorëve komunale, të cilët do të punojnë për përpilimin e një udhërrëfyesi pedagogjik. Për këtë udhërrëfyes si model do të shfrytëzohet ai i Francës që është punuar nga ekspertë në periudhën 1998 – 2002.

Bartja e eksperiencave të Francës në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve mbi trashëgiminë kulturore dhe historike tek nxënësit e të gjitha shkollave fillore të komunës së Tetovës, është synimi i këtij projekti.

Projekti parasheh të punohet në grupe pune, ndërsa nxënësit pas mësimeve të fituara do të kenë mundësi të bëjnë video-gara mbi trashëgiminë kulturore të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *