Home / Sport / Pandev-Inter, gjithnjë e më afër

Pandev-Inter, gjithnjë e më afër

Vendimi i Kolegjit Arbitral i jep mundësi sulmuesit maqedonas të zgjidhë më parë kontratën me Lacion, që skadonte në qershor 2010.

“Shpresoj të luaj së shpejti. Kam katër muaj që Lotito më trajton si një hiç. Gjatë kësaj kohe jam stërvitur vetëm. Ai është gënjeshtar”. Këto janë fjalët e sulmuesit ballkanas në përfundim të procesit të djeshëm, i cili i dha të drejtën atij të prishë që në janar kontratën me klubin kryeqytetas.

Në seancën e djeshme, Pandev shoqërohej nga avokati dhe si dëshmitarë kishte De Silvestrin dhe Boneton, ndërkohë që Lotito, përveç avokatit, shoqërohej edhe nga trajneri Balardini dhe menaxheri i skuadrës, Manzini.

Tashmë 26-vjeçari e ka rrugën e hapur për t’u transferuar në një ekip ku mund të luajë. Në “pole-position” është Interi, që është vënë prej kohësh në gjurmët e tij. Megjithatë, edhe Juventusi e Milani janë gati të përfitojnë nga kjo situatë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *