Home / Sport / Pandev lojtar i Interit

Pandev lojtar i Interit

Goran Pandev eshte nje lojtar i Interit. Te pakten keshtu njoftojne mediat italiane te cilat shtojne se sulmuesi maqedonas do te paraqitet diten e hene ne Milano per te kryer vizitat mjekesore.

Sipas shtypit te vendit , lojtar i cili pas nje konflikti me klubin e Lacios perfitoi lirimin prej skuadres kryeqytetase te Italise, pritet te firmose nje kontrate prej 3 milion eurosh ne sezon tek zikalterit.

“Ne karrieren time nuk kam patur kurre frike prej konkurences sepse kam shume besim te aftesite e mia. Inter eshte nje skuader e madhe qe perputhet me ambiciet e mia, pretendent per titullin kampion dhe per Ligen e Kampioneve. Megjithate asgje nuk eshte e perfunduar me shoqerine zikalter”, citohet Pandev prej gazetes maqedonase, “Makedonski Sport”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *