Home / Lajme / Maqedoni / Pastrohet bora nga rrugët e qytetit

Pastrohet bora nga rrugët e qytetit

22 dhjetor-
Një ndihmesë të madhe kanë dhënë vetë qytetarët, si në qytet ashtu edhe në vendbanimet përreth. Qytetarët kanë pastruar borën nga rruga para lokaleve afariste dhe nga trotuaret, duke mundësuar qarkullim normal të këmbësorëve. Komuna e Tetovës i inkurajon qytetarët që të vazhdojnë me aktivitete të këtilla sa herë që të ketë nevojë, kurse mekanizmi i ndërmarrjes vazhdimisht do të jetë në terren për të krijuar kushte normale për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Bora që ka reshur dy ditët e kaluara dhe ulja e ndjeshme e temperaturave ka shkaktuar vështirësi në zhvillimin e komunikacionit edhe në komunën e Tetovës. Falë angazhimit të ekipit të Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova”-Tetovë dhe mekanizmit të saj, është bërë e mundur të zhbllokohen të gjitha drejtimet rrugore, kurse për asnjë moment nuk është shkëputur lidhja midis qytetit dhe vendbanimeve përreth.
Borëpastrueset e ndërmarrjes kanë qenë vazhdimisht në terren duke e kryer me sukses funksionin e tyre.

Një ndihmesë të madhe kanë dhënë vetë qytetarët, si në qytet ashtu edhe në vendbanimet përreth. Qytetarët kanë pastruar borën nga rruga para lokaleve afariste dhe nga trotuaret, duke mundësuar qarkullim normal të këmbësorëve. Komuna e Tetovës i inkurajon qytetarët që të vazhdojnë me aktivitete të këtilla sa herë që të ketë nevojë, kurse mekanizmi i ndërmarrjes vazhdimisht do të jetë në terren për të krijuar kushte normale për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Punëtorët e mirëmbajtjes së parqeve në kuadër të NP “Tetova”- Tetovë, kanë zhvilluar aktivitetet për të pastruar borën para institucioneve të rëndësishme, siç janë spitalet, shkollat etj.

T’i mirëmbajmë së bashku rrugët e qytetit

Zëdhënësi i komunës së Tetovës, Flakran Pustina, ka mbajtur një konferencë me gazetarë nëpërmjet së cilës iu bëri apel qytetarëve dhe pronarëve të objekteve afariste që janë të vendosura përgjatë rrugëve kryesore të qytetit të jenë më të kujdesshëm me pastrimin e borës para hapësirave të objekteve të tyre, dhe të mos e hedhin borën në rrugë, për shkak se ngricat e ditëve të fundit krijojnë vështirësi për pastrimin e rrugëve nga eskavatorët që përkujdesen për mirëmbajtjen e tyre.
Komuna e Tetovës iu bën apel qytetarëve që të mos i parkojnë veturat anësh rrugëve, ngase kjo gjithashtu paraqet vështirësi për pastrimin e tyre.

“Besojmë se ky apel i yni do të has në mirëkuptim në mënyrë që të mos krijohen pengesa për mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit në këto ditë me temperature të ulta”, tha Pustina.
Sipas zëdhënësit të komunës së Tetovës, Flakran Pustina, për të gjithë ata që nuk do ti respektojnë këto rregulla, Inspektorati Komunal i Tetovës do të mer masa ndëshkuese në pajtueshmëri me Ligjin.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *