Home / Sport / Pedro, në histori

Pedro, në histori

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro ka hyrë në histori si futbollisti i parë që ka shënuar gol në gjashtë gara të ndryshme gjatë një sezoni. 22 vjeçari spanjoll e arriti këtë rekord në fitoren 3-1 kundër Atlantes në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Klubeve. Ai ka shënuar gol edhe në Superkupën e Spanjës dhe të Evropës, në La Liga, në Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve.

Me golin e shënuar kundër Atlantes në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Klubeve, sulmuesi i ri i Barcelonës, Pedro ka hyrë në histori si futbollisti i parë që ka shënuar në gjashtë gara të ndryshme gjatë një sezoni.

Barcelona ka mposhtur kundërshtarin meksikan me rezultat 3-1, ndërsa të shtunën në finale do të takohet me gjigantin argjentinas Estudiantes. Goli i Pedros ishte i treti pas shënimeve nga Sergio dhe Messi.

“Jam i lumtur, ishte një objektiv të cilin kam dashur ta realizoj dhe ua dedikoj bashkëlojtarëve të mi”, deklaroi sulmuesi 22 vjeç, i cili golin e shënuar kundër Atlantes ia shton shënimeve të kaluara në Superkupën e Spanjës dhe të Evropës në La Liga, në Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve.

Pedro ka arritur më tepër se fituesi i Topit të Artë, Messi, i cili ka shënuar në pesë gara të ndryshme: La Liga, Copa del Rey, Superkupën e Spanjës, Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Botëror të Klubeve.

“Këtë fanellë do t’ia jap familjes. Kam luajtur lojën time të zakonshme duke pritur rastin për të shënuar. Isha i qetë. Fitorja na kushtoi pak, por ne kemi krijuar raste, shënuam disa gola dhe arritëm të kualifikohemi për në finale, ku na pret një tjetër ndeshje e vështirë”, përfundoi Pedro.

Trajneri i tij, Pep Guardiola, ka lavdëruar sulmuesin e ri, i cili është dëshmuar zëvendësues i denjë për Lionel Messin dhe përforcimin e ri Zlatan Ibrahimoviç në ekipin ‘shkatërrues’ të Barcelonës.

“Pedro është shumë i mirë, sigurisht. Puna ishte kryer nga të gjithë futbollistët. Ajo çfarë bëri Pedro ishte shumë e rëndësishme, goli i tij ishte mjaft i mirë”, deklaroi Guardiola në konferencë për shtyp pas ndeshjes.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *