Home / Lajme / Maqedoni / Pensionistët tetovarë të intersuar për projektin qeveritar

Pensionistët tetovarë të intersuar për projektin qeveritar

Tetovë, 14 dhjetor-
Sipas Ali Aliu, nëpunës në fondin e sigurimit pensional, ndonëse është dita e parë e aplikimit megjithatë interesi është I madh.””Këtë shërbim mund t` a shfrytëzojnë personat që marrin pension invalidor dhe familjar që realizohet sipas ligjeve në Maqedoni.Shfryëtzuesit e pensionit këtë shërbim mund t`a shfrytëzojnë njehër në periudhën prej 1 shkurti deri më 30 nëntor të vitit 2010 në kohëzgjatje prej 7 ditëve

Urim Hasipi
Numrit prej dhjetë mijë pensionistëve nga viti i ardhshëm që me shpenzimet e qeverisë do të mund të qëndrojnë për shtatë ditë nëpër banjat kurative të vendit, I shtohen edhe pensionistët e Tetovës.

Prej sot ka filluar aplikimi I pensionistëve në njësinë rajonale të Fondit për sigurim pensional në Tetovë.

Aplikimi I cili ka filluar të hënën do të zgjasë deri më 28 dhjetor dhe pastaj vetë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të vendosë së kush do të mund të shfrytëzojë pushimin në banjat e Maqedonisë.

Sipas Ali Aliu, nëpunës në fondin e sigurimit pensional, ndonëse është dita e parë e aplikimit megjithatë interesi është I madh.””Këtë shërbim mund t` a shfrytëzojnë personat që marrin pension invalidor dhe familjar që realizohet sipas ligjeve në Maqedoni.

Shfryëtzuesit e pensionit këtë shërbim mund t`a shfrytëzojnë njehër në periudhën prej 1 shkurti deri më 30 nëntor të vitit 2010 në kohëzgjatje prej 7 ditëve.Edhe pensionistët e Tetovës mund të aplikojnë në afatin e paraparë dhe më pas aplikimet do të dërgohen në Ministrinë e Punës dhe Politikës sociale”, thotë Aliu.

Apeloj që të gjithë ata që I përmbushin kushtet e parapara që të vijnë të mbushin formularet në njësinë tonë, thotë më tej Aliu, sipas të cilit, aplikimet mund të meren në fondin për sigurim shëndetësor.

”Pensionsitët do të mund të qëndrojnë në shtetërore si, Banjat e Katllanovës në Kumanovë, Strumicë, dibër, Shtip etj.Mundësinë e këtillë mund t`a shfrytëzojnë edhe personat që marrin pension nga ndonjë shtet tjerë, dhe me vete duhet të kenë një çek dhe letërnjoftim, bëjnë të ditur në fond.

Së paku 10 mijë pensionistëve në vit, ndoshta edhe më tepër do të kenë mundësi të shkojnë në banjat kurative 7 ditë gjatë vitit,kjo do të paguhet plotësisht nga ana e qeverisë. Bëhet fjalë për shërbim të plotë, ku përfshihet vendosja, transporti, mbikëqyrja mjekësore dhe e gjithë ajo që është e nevojshme për qëndrimin 7 ditorë në nja nga qendrat e banjave në Republikën e Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *