Home / Lajme / Maqedoni / Për shkak të borës, ndalesë për automjetet e rënda transportuese në rrugët Gostivar-Kërçovë dhe Mavrovë-Dibër

Për shkak të borës, ndalesë për automjetet e rënda transportuese në rrugët Gostivar-Kërçovë dhe Mavrovë-Dibër

19 dhjetor-
Në këto akse rrugore, informojnë nga LAMM-ja, ka shumë borë nëpër rrugë dhe për automjetet e udhëtarëve, rekomandohet ngarje e kujdesshme dhe përshtatje e shpejtësisë së lëvizjes, për shkak të mundësisë së rrëshqijes.

Për shkak të reshjeve intensive të borës, është vendosur ndalesë e qarkullmit të automejteve të rënda transportuese në akset rrugore Gostivar – Kërçovë, përmes rrugës malore “Strazhë” dhe aksit rrugor Mavrovë – Dibër.

Në këto akse rrugore, informojnë nga LAMM-ja, ka shumë borë nëpër rrugë dhe për automjetet e udhëtarëve, rekomandohet ngarje e kujdesshme dhe përshtatje e shpejtësisë së lëvizjes, për shkak të mundësisë së rrëshqijes.

Në rrugët Preseka, Bukovë, Gjavatë dhe Pletvar tani për tani nuk ka ndalesa për lëvizje të automjeteve, por edhe atje rrugët janë me borë. Rekomandohet ngarje e kujdesshme edhe në akset rrugore Mavrovë-Dibër, Katllanovë-Veles dhe Demir Kapi-Udovë.

Komunikacioni në të gjitha akset rrugore magjistrale dhe rajonale po zhvillohet me vështirësi dhe në kushte të dimrit për shkak të reshuarave të borës. Rrugët janë të lagështa dhe me borë, posaçërisht në rrugët malore, ku lëvizja e automjeteve është ngadalësuar dhe vështirësuar.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjedisit të qytetit është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata. Rikujtojmë shoferët për obligimin e tyre ligjor, për majtjen e obligueshme të pajisjve të dimrit në automjete.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *