Home / Lajme / Maqedoni / Policia ndalon nje veture per dyshime se posedonin armë

Policia ndalon nje veture per dyshime se posedonin armë

12 dhjetor-
Sipas të dhënave të para jozyrtare policia ka ndaluar veturën nën dyshime se kanë poseduar armë.Në veturë kanë qenë katër persona dy nga Tetova dhe dy nga Kumanova.Përreth një orë rruga Dervish Cara ka qenë e bllokuar si për automjetet poashtu edhe për kalimtarë

Gjatë një kontrolli rutinor të policisë së Tetovës, mbrëmë ndërmjet orës 17.00 dhe 18.00 në rrugën “Dervish Cara” në afërsi të shkollës fillore Liria, në Tetovë është ndaluar një veturë e tipit pezho me targa të Kumanovës.

Sipas të dhënave të para jozyrtare, policia ka ndaluar veturën nën dyshime për posedim të armëve.Në veturë kanë qenë katër persona, dy prej të cilëve nga Tetova dhe dy nga Kumanova.

Përreth një orë rruga “Dervish Cara” ka qenë e bllokuar për qarkullim si për automjetet poashtu edhe për kalimtarë.

Katër personat që kanë qenë në veturë janë marrë në bisedë informative në stacionin policor të Tetovë ndërsa deri në mbyllje të edicionit të lajmeve nuk jane dhene hollesi tjera, por policia informoi se punon në ndriçimin e këtij rasti.

Nderkaq, gjate nates jane kontrolluar edhe 7 lokale afariste

7 lokale afariste kanë qenë në cak I aksionit të mbrëmshëm të realizuar nga ana e inspektoriatit të tregut, drejtorisë së të hyrave publike dhe Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Në të gjitha këto 7 lokale sipas të dhënave të policisë së Tetovës janë konstatuar shamngje nga ligji.

Sipas zëdhënësit të Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, nga ana e këtyre institucioneve është realizuar një aksion I koordinuar dhe në të gjitha lokalet ku është bërë kontroll janë hasur parregullësi gjatë punës së tyre.

”Pronarëve të lokale u janë shqiptuar gjoba prej 200 deri 1500 euro.

Disa prej tyre janë mbyllur me ndalim të përkohëshëm prej 60 ditëve.

Tre prej këtyre lokaleve nuk kanë qenë të pajisur me arkë fiskale, njëri lokal nuk e ka respektuar orarin e punës, një për mos pasje të çmimores, një lokal ka tejkaluar orarin e paraparë me ligj të lejuar për punë, dhe një lokal nuk ka qenë si duhet I paijsur me teknikë të mjaftueshme”, bëri të ditur zëdhënësi I Policisë së Tetovës Marjan Josifovski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *