Home / Lajme / Rajon / Policia sekrete suedeze po i heton kërcënimet naziste kundër kryeminsitrit Rajnfelt

Policia sekrete suedeze po i heton kërcënimet naziste kundër kryeminsitrit Rajnfelt

Geteborg, 24 dhjetor

Një grup i ekstremistëve djathtistë kanë planifikuar sulme ndaj parlamentit suedez (Riksdag), ministrisë së Punëve të Jashtme dhe kryeministrit Fredrik Rajnfelt, para zgjedhjeve parlamentare në Suedi, që do të mbahen në shtator të vitit të ardhshëm, shkruan gazeta suedeze “Aftonbladet”.

Siç lajmëroi korrespondenti i Tv Kohës nga Geteborgu, policia e fshehtë suedeze konfirmoi se tashmë një kohë të gjatë ka pasur informata për plane të tilla. “Po ndërmarrim masa adekuate”, deklaroi zëdhënësi i SEPO-s, Patrik Peter.

Sipas tij, SEPO çdoherë, kërcënimet e llojit të këtillë i sheh seriozisht. Peter megjithatë nuk dëshiroi të saktësojë se si i shikon kërcënimet aktuale.

SEPO thekson se kërcënimet vijnë nga grupacione me parulla për “Fuqi të bardhë”, ndërsa disa pjesëtarë të atyre grupeve naziste janë të njohura për policinë prej më herët.

Grupet ekstremiste, sipas “Aftonbladet”, kanë planifikuar të kryejnë atentate ndaj deputetëve nga llozha për mysafirë dhe vizitues në Parlament, si dhe sulm ndaj rezidencës së kryeministrit Rajnfelt.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *