Home / Lajme / Maqedoni / PPD krah për krahu me PDSH

PPD krah për krahu me PDSH

27 dhjetor-
Sipas njoftimit zyrtar, në funksion të kësaj PPD-ja e mbështet Platformën politike të PDSH-së, për një marëveshje të qëndrueshme politike mes shqiptarëve dhe maqedonasve për status juridiko-kushtetues të barabartë.

Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) bëri të ditur sot se mbështet Platformën politike të PDSH-së, për një marëveshje të qëndrueshme politike mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni.

„Duke u nisur nga vendimet e mbledhjes së Kryesisë Qendrore të Partisë për Prosperitet Demokratik që ndërlidhen me bashkëveprimin e PPD-së me Partinë Demokratike Shqiptare, në funksion të realizimit të objektivave të përbashkëta të të dyja subjekteve politike në drejtim të jetësimit të platëformave politike që kanë të bëjnë me definimin final të statusit Kushtetues e juridik të shqiptarëve, si komb konstitucional, përkrah maqedonasve, e informojmë opinioin dhe antarësinë se deri në realizimin e këtyre synimeve politikë, Partia për Prosperitet Demokratik dhe Partia Demokratike Shqiptare do të bashkëveprojnë konformë marëveshjes të aritur mes udhëheqësive të të dyja subjekteve politike“, ka theksuar kreu i kësaj partie.

Sipas njoftimit zyrtar, në funksion të kësaj PPD-ja e mbështet Platformën politike të PDSH-së, për një marëveshje të qëndrueshme politike mes shqiptarëve dhe maqedonasve për status juridiko-kushtetues të barabartë.

„Shpresojmë se inicijativës së këtyre dy partive në drejtim të bashkëveprimit politik do të bashkangjiten edhe subjektet politike shqiptare si dhe asociacionet tjera që për objektiv e kanë interesin kombëtar dhe jo arithmetikat e levërdive personale dhe materiale“, ka theksuar partia më e vjetër shqiptare nga fillimi i pluralizmit politik në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *