Home / Lajme / Maqedoni / Prej nesër vaksimin falas kundër gripit të ri për të gjithë qytetarët

Prej nesër vaksimin falas kundër gripit të ri për të gjithë qytetarët

Shkup, 13 dhjetor
Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani para disa ditëve i ftoi qytetarët që të vaksinohen dhe dërgoi apel që gripi i ri të kuptohet shumë seriozisht nga të gjithë, duke filluar nga qytetarët përmes mjekëve amë, infektologët, punonjësit tjerë në shëndetësi, si dhe të gjithë institutet, që kanë pika të përbashkëta me shëndetësinë ose kanë çfarëdo obligime në bazë të planit operativ për ballafaqim me pandeminë.

Urim Hasipi
Vaksinimi falas kundër gripit të ri A (H1N1) për të gjithë qytetarët fillon nesër në entet për mbrojtje shëndetësore në Maqedoni, ndërsa ilaçin tamiflu grupet e rrezikuara me recetë nga mjeku amë do të mund ta marrin nga barnatoret në shtëpitë shëndetësore, të cilat do të punojnë 24 orë.

Për momentin ka sasi të mjaftueshme të ilaçit tamiflu në shtet, informojnë nga Byroja për barëra. Dhjetë mijë kuti tamiflu janë shpërndarë nëpër barnatoret e shtëpive shëndetësore në Maqedoni.

Në Shkup, siç informon Ministria e Shëndetësisë, gjatë fundjavës janë vaksinuar mbi 200 persona, me ç’rast numri i përgjithshëm i të vaksinuarve arrin 2.100 persona.

Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani para disa ditëve i ftoi qytetarët që të vaksinohen dhe dërgoi apel që gripi i ri të kuptohet shumë seriozisht nga të gjithë, duke filluar nga qytetarët përmes mjekëve amë, infektologët, punonjësit tjerë në shëndetësi, si dhe të gjithë institutet, që kanë pika të përbashkëta me shëndetësinë ose kanë çfarëdo obligime në bazë të planit operativ për ballafaqim me pandeminë.

Komisioni për grip pandemik informoi se urgjentisht do të furnizohen 55 respiratorë për sektoret infektive nëpër spitale, ku ka stacionar, si dhe 80.000 vaksina.

Në Maqedoni deri tani nga gripi i ri kanë vdekur 14 persona.
Njëzet e tre persona, të sëmurë nga gripi i ri A (H1N1) janë pranuar në sektoret infektive dhe spitalet në Shkup gjatë 24 orëve të fundit, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 11 pacientë të rinj, të dyshimtë për influencën A(H1N1). Gjendja shëndetësore e të gjithë pacientëve të sapopranuar është stabile, përveç te dy pacientë, me formë më të vështirë të pneumonisë dhe ata janë vendosur në respirator. Në Klinikë në këtë moment mjekohen 93 pacientë.

Në sektorin infektiv në Spitalin ushtarak është hospitalizuar vetëm një pacient, i dyshimt për influencën A(H1N1). Numri i përgjithshëm i pacientëve të hospitalizuar në këtë spital është 22 persona me simptoma të gripit.

Në Klinikën për sëmundje fëmijërore në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar gjashtë pacientë të rinj dhe aty në këtë moment mjekohen 56 pacientë me simptoma të gripit (prej moshës gjashtëmujore deri pesëvjeçarë). Të gjithë pacientët e sapopranuar janë me fotografi më të lehtë klinike, përveç dy fëmijëve, të cilët kanë formë më të vështirë të pneumonisë.

Në Institutin për sëmundje të mushkrive të bardha te fëmijët – Kozle, gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar edhe pesë pacientë të rinj me formë më të lehtë të pneumonisë dhe aty në këtë moment mjekohen 47 fëmijë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *