Home / Lajme / Maqedoni / Preventivë ndaj mjeteve piroteknike dhe dukurive tjera negative

Preventivë ndaj mjeteve piroteknike dhe dukurive tjera negative

23 dhjetor-
“Policia po punon pa ndërprerë dhe do të punojmë edhe më tej në tejkalimin e problemeve në mënyrë të përbashkët me sektorin për komunikacion të komunës së Tetovës, por problemi nuk qëndron vetëm tek ne por edhe tek qytetarët të cilët nuk respektojnë rregullat në komunikacion”, tha Micko Kosatdinovski, inspektor i lartë për komunikacion në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë.

Urim Hasipi
Komunikacioni në komunën e Tetovës para festave të vitit të ri dhe përdorimi i mjeteve piroteknike, ishin temat që u trajtuan në takimin e të mërkurës në ambientet e komunës së Tetovës në mes përfaqësuesve të Bashkësive Lokale të komunës së Tetovës, përfaqësuesve të komunës dhe drejtorëve të shkollave të mesme dhe fillore në komunën e Tetovës.
“Ky takim realizohet për herë të parë pas katër viteve me iniciativë të komunës së Tetovës dhe Bashkësive Lokale të Tetovës.

Komunikacioni i ngarkuar dhe pasojat nga përdorimi i mjeteve piroteknike në prag të festave janë tema që na preokupon të gjithëve dhe mendoj se me këtë formë të takimeve me përfaqësues të bashkësive lokale, drejtor të shkollave fillore dhe të mesme si dhe policisë së Tetovës do të dimë si të marrim masa preventive për parandalimin e këtyre dukurive”, tha Sefa Osmani, koordinator i këshillave të bashkësive lokale të komunës së Tetovës.

Drejtorët e shkollave dhe përfaqësuesit e bashkësive lokale në komunën e Tetovës shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj policisë për neglizhencë ndaj dukurive të shkeljes së ligjit në komunikacion dhe mos intervenimin e tyre për zgjidhjen e problemit të komunikacionit dhe lehtësimin e tij.

Ata kërkuan që policia të jetë e pranishme nëpërmjet patrullave policore në shkollat e mesme të Tetovës, ku shpesh ndodh të paraqiten dukuri të dhunës dhe probleme tjera të ndryshme.

“Policia po punon pa ndërprerë dhe do të punojmë edhe më tej në tejkalimin e problemeve në mënyrë të përbashkët me sektorin për komunikacion të komunës së Tetovës, por problemi nuk qëndron vetëm tek ne por edhe tek qytetarët të cilët nuk respektojnë rregullat në komunikacion”, tha Micko Kosatdinovski, inspektor i lartë për komunikacion në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë.

Edita Xhemaili, komandante për preventive në Sektorin për Punë të Brendshme të Tetovës dhe Goran Misaillovski ndihmës komandant në Sektorin për rend dhe qetësi u zotuan se do të ndërmarrin të gjitha masat për parandalimin e mjeteve piroteknike.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *