Home / Lajme / Maqedoni / Prezantim i programit “Work & Travel”

Prezantim i programit “Work & Travel”

10 dhjetor-
Elena Niçovska – menaxhere e programit të ZIP-travel-it, duke prezantuar para studentëve, programin për punë dhe udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – “Work & Travel”, prezantimin e vlerësoi të suksesshëm, duke theksuar se është e kënaqur nga interesimi që e treguan studentët, pasi sipas saj programi themelor i kësaj agjencie, është në funksion të studentëve, përkatësisht për të gjithë studentët që janë të interesuar për të përmirësuar gjuhën angleze si dhe aftësitë e tyre profesionale

Urim Hasipi
Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë e USHT-së në bashkëpunim me agjencinë turistike ZIP travel, me seli qendrore në Lituani, dhe zyrat e saj edhe në Maqedoni, respektivisht në qytetet Shkup, Tetovë dhe Shtip, e cila merret me ndërmjetësimin e udhëtimeve të studentëve për përsosje profesionale në Kompanitë prestigjioze amerikane, gjatë ditës së sotme në Amfiteatrin e rektoratit të USHT-së, prezantuan programin “Ëork& Travel”.
Elena Niçovska – menaxhere e programit të ZIP-travel-it, duke prezantuar para studentëve, programin për punë dhe udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – “Work & Travel”, prezantimin e vlerësoi të suksesshëm, duke theksuar se është e kënaqur nga interesimi që e treguan studentët, pasi sipas saj programi themelor i kësaj agjencie, është në funksion të studentëve, përkatësisht për të gjithë studentët që janë të interesuar për të përmirësuar gjuhën angleze si dhe aftësitë e tyre profesionale.

Sipas Niçovskës, të gjithë studentët e interesuar që dëshirojnë ta përmirësojnë gjuhën angleze dhe kërkojnë punë nëpër shtetet dhe kompanitë e SHBA-ve, gjatë periudhës katër mujore të pushimeve verore, mund të paraqiten për t’i plotësuar formularët.

Studentët që dëshirojnë të përfitojnë nga ky program duhet të jenë studentë të rregullt si dhe të jenë të moshës 18 deri 26 vjeç. Studentët e interesuar poashtu duhet të kenë njohuri themelore të gjuhës angleze, pavarësisht në cilin fakultet studiojnë.

Qëllimi i programit: Punë dhe qëndrim (leje qëndrimi) në SHBA, njoftimi me një kulturë të re dhe mënyrë të re jetese, vizitë e një numri të madh të atraksioneve turistike në SHBA, formim të shoqërive të reja me njerëz nga e gjithë bota, jetë të pavarur në shtet tjetër, eksperiencë dhe aventurë, mundësi e jashtëzakonshme për përfitim financiar, “Certificate of Completion”

Për ofertat në fjalë studentët e interesuar duhet të shtrojnë një shtesë në CV-në akademike.

Testimi i studentëve do të bëhet në panairin e radhës që do të mbahet më 18 nëntor në hotel Kontinental në Shkup.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *