Home / Lajme / Rajon / Qeveria ime shembi murin e krimit

Qeveria ime shembi murin e krimit

6 dhjetor-
Në fjalën e tij, Berisha është shprehur entuziast që ëndrra e studentëve të dhjetorit është bërë realitet. “Ju ftoj nga kjo platformë që të festojmë së bashku në 8 dhjetor ditën që ndau historinë e këtij kombi, na ndau epokat e këtij kombi. Ne shembën murin e Berlinit në Tiranë, qëndrojmë në shndërrimin e ëndrrave në realitet, jemi lokomotivë e integrimit të këtij vendi. Ne festojmë më krenarë se kurrë, si qytetarët e një vendi anëtarë të NATO-s dhe nderojmë 8 dhjetorin e 90-ës, pasi BE ka firmosur kërkesën tonë për anëtarësim”- tha Berisha, njoftoi Shekulli.

Kryeministri Shqipërisë, Sali Berisha i është drejtuar sot me një thirrje gjithë shqiptarëve për të qenë pjesë e asaj që ai e ka cilësuar festa e 8 dhjetorit. Thirrja është bërë nga mbledhja e kryesisë së PD-së, që pritet të diskutojë për organizimin e këtij manifestimi.

Në fjalën e tij, Berisha është shprehur entuziast që ëndrra e studentëve të dhjetorit është bërë realitet. “Ju ftoj nga kjo platformë që të festojmë së bashku në 8 dhjetor ditën që ndau historinë e këtij kombi, na ndau epokat e këtij kombi. Ne shembën murin e Berlinit në Tiranë, qëndrojmë në shndërrimin e ëndrrave në realitet, jemi lokomotivë e integrimit të këtij vendi. Ne festojmë më krenarë se kurrë, si qytetarët e një vendi anëtarë të NATO-s dhe nderojmë 8 dhjetorin e 90-ës, pasi BE ka firmosur kërkesën tonë për anëtarësim”- tha Berisha, njoftoi Shekulli.

Ai kujtoi se së bashku gjatë këtyre 4 viteve qeveria e tij shembi murin e krimit që ndante Shqipërinë me Europën, murin e korrupsioni që kishte mbyllur dyert e integrimit dhe me të njëjtën vendosmëri do të shembë murin e mafies që aleanca punisto mafioze përpiqet të lartësojë çdo ditë e më shumë. “Jemi të vendosur në zotimin tonë për shtetin ligjor “- tha më tej ai.

Berisha ka kujtuar edhe Azem Hajdarin, i cili së bashku me të tjerë studentë qëndruan në krye të përpjekjes për shembjen e murit.
“Le të bëjmë përpjekjen më të madhe deri në ora 04.00 të ditës së martë për të organizuar festën më të bukur, ngrohtë, miqësore, që kryeqyteti ka njohur. Kam bindjen se qytetarët e Tiranës do të dëshmohen në lartësitë e idealeve të dhjetorit”- tha ai.

Shefi i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta ka komentuar akuzat e ndërsjella mes kryeministrit, Sali Berisha dhe kreut të PS-së, Edi Rama.

“Nuk kemi nevojë as për akuza të ndërsjella dhe as për thasë me plehra në një ambient që për fat të keq nuk është shumë ekologjik për politikën shqiptare. Kemi nevojë që të gjithë të zhvillojmë përgjegjësitë që kemi marrë nga zgjedhjet e 28 qershorit nga qytetarët shqiptarë, sidomos lidhur me atë që kërkojnë ata, siç është dita e liberalizimit të vizave, një jetë më të mirë dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, deklaroi Meta.

Ai tha se ngacmimet dhe provokimet e fundit në skenën politike shqiptare kanë qenë të panevojshme.

“Ndaj do doja që ta quaja këtë sezon ngacmimesh dhe provokimesh të panevojshme si një grip stinor që duhet ta lëmë sa më shpejt pas dhe të ecim të gjithë përpara pasi nuk kemi kohë për të humbur. Të gjithë qytetarët shqiptarë presin një ritëm më të lartë të reformave, presin një forcim të mëtejshëm të institucioneve demokratike dhe ato të shtetit ligjor, presin jo vetëm shërbime më të mira jo vetëm nga qeveria dhe administrata e saj por edhe pushteti vendor”, theksoi Meta.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *