Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria të angazhohet për zgjidhjen e problemit të deponisë se egër

Qeveria të angazhohet për zgjidhjen e problemit të deponisë se egër

11 dhjetor
Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Tetova” – Tetovë, Hasan Luma, ka sqaruar gjendjen faktike të mbeturinave në komunën e Tetovës. “ Në mes komunës së Tetovës dhe komunës së Gostivarit ka pasur një marrëveshje në muajin Mars të vitit 2003. Komuna e Tetovës ka rregulluar rrugën që çon deri te deponia dhe aktualisht bën përgatitjet për mirëmbajtjen gjatë sezonit dimëror. Me një Vendim të Këshillit të komunës së Gostivarit na u bllokua bartja e mbeturinave nga Tetova për në deponinë “Rusino” dhe tani Tetova ndodhet para një katastrofe ekologjike”, tha Hasan Luma.

Urim Hasipi
Gjetja e alternativës për zgjidhje të shpejtë të problemit të deponisë së egër në komunën e Tetovës ishte qëllimi i mbledhjes së Komisionit parlamentarë që u mbajt të premten në komunën e Tetovës. Në këtë mbledhje morën pjesë deputetë të Kuvendit republikan, drejtorë të Ndërmarrjeve Publike të komunës së Tetovës dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Edhe pse ishin të ftuar, në mbledhje nuk kanë marr pjesë përfaqësues të Ministrisë së Ekologjisë.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Tetova” – Tetovë, Hasan Luma, ka sqaruar gjendjen faktike të mbeturinave në komunën e Tetovës. “ Në mes komunës së Tetovës dhe komunës së Gostivarit ka pasur një marrëveshje në muajin Mars të vitit 2003.

Komuna e Tetovës ka rregulluar rrugën që çon deri te deponia dhe aktualisht bën përgatitjet për mirëmbajtjen gjatë sezonit dimëror. Me një Vendim të Këshillit të komunës së Gostivarit na u bllokua bartja e mbeturinave nga Tetova për në deponinë “Rusino” dhe tani Tetova ndodhet para një katastrofe ekologjike”, tha Hasan Luma.

Sipas përfaqësuesit të komunës së Gostivarit, Naxhi Ismaili, komuna e Gostivarit ka bllokuar transportimin e mbeturinave për në “Rusino” ngase kjo deponi nuk i plotëson kushtet elementare për t’u shfrytëzuar si e tillë. “Nuk mund të pranojmë që ne të shkojmë kundër vullnetit të qytetarëve të Gostivarit, ata janë ankuar dhe ne morëm këtë vendim” tha Ismaili.

Komisioni parlamentarë parashtroi Propozim-Vendimin sipas të cilit Qeveria e Maqedonisë duhet të angazhohet në zgjidhjen të këtij problemi dhe të parasheh mjete në buxhetin e saj për ta vënë në funksion deponinë “Rusino” në Gostivar, në mënyrë që të fillojë bartja e mbeturinave nga Tetova në deponinë “Rusino”. Anëtarët e Komisionit parlamentarë miratuan me shumice votash këtë Propozim-Vendim, i cili do tu dorëzohet Qeverisë republikane dhe Ministrisë së Ekologjisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *