Home / Lajme / Maqedoni / Raport i OSBE-së: Politizimi dhe korrupsioni, vërejtjet kryesore të qytetarëve për komunat

Raport i OSBE-së: Politizimi dhe korrupsioni, vërejtjet kryesore të qytetarëve për komunat

17 dhjetor-
Decentralizimi në Maqedoni zbatohet me sukses, vlerësoi euroambasadori Ervan Fuere me vërejtje se efikasitei i këtij procesi është me rëndësi të madhe për zhvillimin politik dhe ekonomik të vendit, por paraqet edhe element kyç nga marrëveshja e Ohrit. Duke e theksuar si kyç rolin e BNJVL-së, Fuere porositi se është i domosdoshëm diloagu konzinstent mes pushtetit qendror dhe komunave.

Urim Hasipi
Rreth 70 për qind e qytetarëve konsiderojë se punësimi në komunat është i politizuar, gjysma mendojnë se ka korrupsion në vetëqeverisjen lokale, ndërsa një e treta se komunat janë joefikase, joprofesionale dhe me performanca të dobëta, tregon Raporti vjetor i OSBE-së, i cili nuk bazohet në fakte, por vetëm në perceptimin e popullatës.

“Qytetarët megjithatë shikojnë përmirësim në dërgesën e shërbimeve nga administrata komunale, sidomos në pjesën e arsimit, planifikimit urbanistik dhe shërbimet komunale”, tha shefi i misionit të OSBE-së në Maqedoni, Hoze Luis Herero, duke e prezantuar Raportin.

Mungesa e resurseve financiare, i kuadrove cilësore dhe dispozitave të qarta ligjore, si dhe ndihma e pamjaftueshme nga pushteti qendror, sipas komunave, janë problemet kyçe për funksionimin e tyre efikas.

Siç janë prononcuar një numër i madh i kryetarëve të komunave, komunat besojnë se kanë kapacitet t’i zhvillojnë kompetencat e tyre, sidomos në ato sfera, që i kanë theksuar si të suksesshme edhe qytetarët.

Herero përmendi se 20 për qind e komunave ende kanë problem me borxhet e mëdha dhe llogaritë bankare u janë bllokuar edhe pse vitin e kaluar resurset iu janë dyfishuar.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski nuk dakordohet me konstatimin se administrata në pushtetin lokal është e politizuar.

“Përkundrazi, mendoj se është e depolitizuar, por në raport me atë se sa është e trajnuar, gjendja është e ngjashme si në shtet – kapacitetet e të punësuarve duhet vazhdimisht të ndërtohen për kryerje të suksesshme të detyrave të tyre”, tha Trajanovski.

Këtë vit, shtoi Trajanovski, sigurimi i shkallës së lartë të demokracisë lokale ishte imperativ në çdonjërën prej njësive të vetëqeverisjes lokale.

“Autoritetet lokale janë në rrugën e drejtë që t’i realizojnë aspiratat. Këtë e konfirmoi edhe raportin e fundit të Komisionit Evropian ku BNJVL-ja ishte vlerësuar si faktor në zbatimin e decentralizimit. Konfirmin se jemi në rrugën e vërtetë e morëm edhe nga qytetarët të cilët këtë vit rizgjodhën 30 për qind nga kryetarët e komunave”, theksoi Trajanovski.

Sipas ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Musa Xhaferi, për zbatim të suksesshëm të decentralizimit në mënyrë të barabartë janë përgjegjës të gjitha palët, Qeveria, BNJVL-ja, komunat dhe qyteti i Shkupit. Procesi duhet të fokusohet në dy segmente kryesore, i pari është i zhvilluar dhe i përket kapaciteteve, mundësive, komunave, ndërsa i dyti është demokratik – demokracia lokale është kusht për udhëheqje më të mirë dhe ndërtim të standarteve evropiane.

“Pas katër viteve nga fillimi i decentralizimit, mund të konkludohet se Maqedonia në kontinuitet shënon përparim”, vlerësoi Xhaferi.

Të zvoglohet dispariteti evident mes komunave, të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale të hyjnë në fazën e dytë të decentralizimit, deri në vitin 2013 të jenë të mbuluara me infrastrukturë adekuate dhe të caktuar të përparohen raportet normative dhe të përforcohen kapacitetet. Këto janë, tha Xhaferi, aktivitetet e mëtutjeshme të cilat duhet të jenë prioritet.

Zëvendëskryeministri për zbatimin e marrëveshjes kornizë Abdylaqim Ademi konsideron se ka disproporcion në zhvillimin e komunave të Maqedonisë për arsye se është e nevojshme diçka të bëhet, ndoshta ngadalë, por sigurtë.

“Ka dhe shumë që të punohet në decentralizimin me qëllim të sigurimit të shërbimeve më të mira për qytetarët. Veçanërisht duhet t’i kushtohet kujdes aftësive menaxhuese të komunave nga të cilat varet suksesi i zbatimit të kompetencave të tyre”, tha Ademi.

Decentralizimi në Maqedoni zbatohet me sukses, vlerësoi euroambasadori Ervan Fuere me vërejtje se efikasitei i këtij procesi është me rëndësi të madhe për zhvillimin politik dhe ekonomik të vendit, por paraqet edhe element kyç nga marrëveshja e Ohrit. Duke e theksuar si kyç rolin e BNJVL-së, Fuere porositi se është i domosdoshëm diloagu konzinstent mes pushtetit qendror dhe komunave.

Hulumtimi i OSBE-së është zbatuar në 1547 qytetarë, ndërsa në pyetësorët që i kanë marrë të gjitha komunat janë përgjigjur 69. Qëllimi i hulumtimit është që të vlerësohet përparimi në zbatimin e procesit të decentralizimit në periudhën 2008-2009.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *