Home / Sport / Renova kampion vjeshtor

Renova kampion vjeshtor

Edhe pse ka edhe një javë deri në mbyllje të stinorit vjeshtor, Renova me fitoren 4:0 ndaj Pobedës ka siguruar pozitën e parë. Milano ka pësuar disfatën e rradhës, kësaj here në Tetovë përballë Teteksit.

Renova një javë para fundit ka siguruar titullin e kampionit vjeshtor. Skuadra nga Xhepçishti për herë të parë në historinë e saj mbyll në vendin e parë një gjysmësezon. Gjipspunuesit sot me lehtësi të madhe shënuan fitore bindëse 4:0 përballë Pobedës në Prilep. Ylber Aliu shënoi golin e parë në minutë e 14-të, ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë Bazhe Todorovski shënoi për 2:0.
Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i miqve të cilët shënuan edhe dy gola. Bajrami në minutën e 50-të shënoi për 3:0, ndërsa rezultatin përfundimtar Pobeda 0, Renova 4, e vendosi Fisnik Gashi 10-të minuta para fundit të takimit.

Rabotniçki befasisht ka pësuar disfatë 2:0 nga Sileksi në Kratovë, duke bërë një hap pas në ambiciet për titullin e kampionit. Tani Rabotniçki ka pesë pikë më pak se Renova, por ka edhe një ndeshje më shumë se Xhepçishtasit. Angell Nacev dhe Dushko Andonov shënuan për fitore të Sileksit, ndërsa vlen të ceket se Vandair në minutën e 62-të nuk realizoi penalti.

Në Tetovë sipas parashikimeve Teteksi deklasoi Milanon 6:0. Radonjiq shënoi tre gola, ndërsa nga një herë në listën e golashënuesëve u regjistruan Savevski, Rexhepi dhe Aliji.

Ndeshja më efikase u zhvillua në Turnovë të Strumicës, ku Horizonti mundi Pelisterin me rezultat 4:3, duke u shkaktuar manastirasve disfatën e dytë me rradhë. Dragan Gjeorgjiev shënoi dy herë për vendasit, ndërsa nga një gol shtuan Andonov dhe Milushev. Për Pelisterin rrjetën e goditën Lamçevski, Dimitrovski dhe Allitparmaksovski.

Rikujtojmë se të martën është tërhequr shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. Teteksi do të takohet me ekipin e Ligës së Dytë, Skopjen. Gjysmëfinalen tjetër e formojnë Pelisteri dhe fituesit aktual Rabotniçki.
Teteksi – Skopje
Pelisteri – Rabotniçki

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 7 prill, ndërsa takimet kthyese më 5 maj të vitit të ardhshëm.

Rezultatet:

Teteksi – Milano 6:0
Horizont T – Pelisteri 4:3
Sileksi – Rabotniçki 2:0
Pobeda – Renova 0:4

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *