Home / Sport / Renova kundër Horizontit mbyll gjysmësezonin më të suksesshëm

Renova kundër Horizontit mbyll gjysmësezonin më të suksesshëm

Të dielën do të zhvillohen ndeshjet e javës së 18-të në Ligën e Parë të Futboolit të Maqedonisë, me cka edhe do të mbyllet stinori vjeshtor. Renova një javë më herët siguroi titullin e kampionit vjeshtor dhe tani me një fitore eventuale dëshiron të ruajë epërsinë para Rabotnickit, të cilët sot mundën 3:1 Teteksin.

Të dielën me fillim në orën 13-të në stadiumin e qytetetit në Tetovë, Renova e Xhepcishtit do të paërballet me Horizont Turnovën në kuadër të javës së 18-të (të fundit) të gjysmësezonit vjeshtor. Xhepcishtasit këtë sezon kishin paraqitjet më të suksesshmë në historinë e tyre, duke arritur të sigurojnë vendin e parë një javë para mbylljes së pjesës vjeshtore të garave. Mirëpo nuk ka shumë hapsirë për të festuar, pasi që të dielën duhet të rrumbullaksohet me sukses ky gjysmëstinor dhe të gjithë në taborin “bardhë e kaltër” mendojnë për fitore kundër Horizontint. Stafi teknik në krye me Vlatko Kostovin kërkojnë seriozitet maksimal në futbollistët tyre, duke mos dashur të vijë deri te ndonjë vetëkënaqësi dhe të lejojnë kundërshtari të rrëmbejë pikë në Tetovë.

Në takimet tjera,Rabotnicki dhe Teteksi luajtën të shtunën dhe fitorja u takoi vendasëve me rezultatin 3:1. Të dielën Pelsiteri takohet me Sileksin, ndërsa Metalurgu është vendas i Vardarit edhe pse egziston mundësia që ky takim mos të zhvillohet, pasi që “kuq e zinjtë” paraljamërojnë tu bashkohen skuadrave që bojkojtojnë kampionatin si shenjë pakënaqësie për mënyrën e funksionitit të Federatës së Futbollit.

E shtunë:
Rabotnicki 3-1 Teteksi
E dielë:
Renova – Horizont T.
Metalurgu – Vardari
Pelisteri – Sileksi

Pobeda dhe Milano janë të lirë, pasi që Makedonija Gj.P. dhe Slloga J. janë larguar nga garat.

Gjithashtu lexo

“Ballistët” kallin Milanon (Foto/Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano. Grupi i tifozëve “Ballistët”, kanë udhëtuar për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *