Home / Sport / Renova kundër Pelisterit ruan kreun e tabelës

Renova kundër Pelisterit ruan kreun e tabelës

Të dielën në Stadiumin e qytetit në Tetovë, Renova do të përballet me Pelisterin, në takimin më interesant të javës së 16-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Pas barazimit me Vardarin, Renova gjatë tërë javës është përgatitur për ballafaqimin me Pelisterin. Xhepçishtasit kërkojnë fitore në këtë takim, për të përforcuar pozitën e tyre në krye të renditjes tabelare. Në këtë tentim Renova do të jetë e kompletuar, pasi që stafi teknik i ka të gjithë futbollistët në dispozicion dhe për formacionin titular do të vendosë pak para fillimit të takimit. Atmosfera në ekip është pozitive dhe të gjithë janë të orientuar për të fituar tre pikë të reja që skuadrën do ta mbanin afër titullit vjeshtor.
“Ne kundër Vardarit mundeshim të marim tre pikët, por jemi të kënaqur edhe me një. Megjithatë ajo ndeshje i takon të së kaluarës dhe ne tani mendojmë vetëm për Pelisterin. Synojmë që të fitojmë në çdo ndeshje, për të shkuar në pushim në pozitën e parë, që më pas me disa përforcime të synojmë titullin e kampionit. Mirëpo për këtë do të mendojmë më vonë,pasi ka edhe shumë për tu luajtur dhe tani për ne primare është fitorja kundër Pelisterit”- u shpreh mesfushori i majtë i Renovës Agron Memedi.

Në ndeshjet tjera Milano takohet me Sileksin, Metalurgu pret Teteksin, ndërsa në Prilep kampionët e dikurshë Pobeda dhe Vardari do të zhvillojnë një takim që kësaj rradhe është derbi i fundit të tabelës.

Dyshet e javës së 16-të:
e shtunë: Rabotniçki – Horizont T.
e dielë: Renova – Pelisteri
Milano – Sileksi
Metalurgu – Teteksi
Pobeda – Vardari
Slloga J. – Makedonija Gj.P.

Rikutjojmë se Makedonija Gj.P. dhe Slloga J. janë përjashtuar nga garat, kështu që ndeshja ndërmejt tyre nuk do të zhvillohet, kuptohet në kuadër të FFM-së, pasi që nuk përjashtohet mundësia që këta dy ekipe të takohen në takim miqësor.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *