Home / Sport / Renova mbyll sezonin me fitore-Vardari i bashkangjitet bojkojtit

Renova mbyll sezonin me fitore-Vardari i bashkangjitet bojkojtit

Përballja e javës së 18-të ndërmejt Metalurgut dhe Vardarit nuk është zhvilluar, pasi skuadra mysafire nuk udhëtoi në lagjen e Autokomandës, duke konfirmuan atë çka paralajmërohej prej disa ditëve. Në këtë mënyrë Vardari i është bashkangjitur grevës së kapionatit të cilën e filluan Makedonija Gj.P. dhe Slloga Jugomagnati. Ndërkohë sot janë zhvilluar vetëm 2 përballje, në të cilat Renova mundi Horizontin, ndërsa Pelsiteri barazoi me Sileksin.

Problemet në futbollin vendor nuk kanë të sosur, pasi Vardari është skuadra e rradhës që vendos të bojkojtojë kampionatin, duke shprehur haptas pakënaqësinë ndaj Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Përballja e javës së 18-të ndërmejt Metalurgut dhe Vardarit nuk është zhvilluar, pasi skuadra mysafire nuk udhëtoi në lagjen e Autokomandës, duke konfirmuan atë çka paralajmërohej prej disa ditëve. Epilogu i këtij takimi sigurisht do të jetë pikë zyrtare për Metalurgun, por mbetet të shohim se cili do të jetë dënimi për Vardarin, të cilët çojnë në tre numrin e skuadrave që bojkojtojnë kampionatin. Ndërkohë sot u zhvilluan vetëm dy përballje të javës së 18-të. Kampionët vjeshtor Renova, në fushë të vet shënuan fitore 3:2 ndaj Horizont Turnovës. Millosheviq dhe Georgiev shënuan golat për mysafirët, ndërsa Ibrahimi dy herë barazoi, që Jançevski në minutën e 90-të të shënojë golin e vlefshëm tre pikë.

Në ndeshjen tjetër Pelsiteri në Manastir luajti baraz 1:1 me Sileksin. Të shtunën Rabotniçki mundi Teteksin me rezultat 3:1. Renova është kampion vjeshtor, ndërsa pason pauza dimërore e kampionatit deri më 28 shkurt, kur do të startojë stinori pranveror.

Tabela:

Renova 3:2 Horizont T.

Pelisteri 1:1 Silekesi

Rabotniçki 3:1 Teteksi

Metalurgu Vardari nuk u zhvillua

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *