Home / Sport / Roberto Mançini, trajneri i ri i Mançester Sitit

Roberto Mançini, trajneri i ri i Mançester Sitit

Është zyrtarizuar marrëveshja midis ish-trajnerit të Interit dhe klubit anglez. Mançini do të ketë një kontratë deri në vitin 2013 me 4.5 milion euro në sezon.

Megjithë fitoren e sotme ndaj Sandërlendit 4-3 në shtëpi, Mark Hjuxhs është shkarkuar nga detyra e trajnerit të “Citizens”. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një njoftimi zyrtar në faqen e internetit. Roberto Mançini do të debutojë në stolin e ekipi të ri të shtunën ndaj Stoke Sitit.

Ish-tekniku zikaltër ndodhej prej disa ditësh në Angli dhe më në fund është bindur nga projekti i pronarëve arabë të Mançester Sitit. Firma e Mançinit me klubin e Premier Ligës u jep fund shumë hamendësimeve në lidhje me një kalim të mundshëm të tij tek Juventusi apo një kalim të Hoze Mourinjos tek Mançester Siti.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *