Home / Sport / Romela Begaj, sportistja më e mirë në Shqipëri për 2009

Romela Begaj, sportistja më e mirë në Shqipëri për 2009

Peshëngritësja Romela Begaj është vlerësuar si sportistja më e mirë e vitit 2009, në një mbrëmje Gala të organizuar të mërkurën nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Shqipërisë, ku janë nderuar 14 sportistët më të mirë të vitit në Shqipëri.

Ministri i Sportit, Ferdinand Xhaferri, i dorëzoi asaj çmimin simbolik, ndërsa peshëngritësi Erkand Qerimaj dhe xhudistja Majlinda Kelmendi zunë vendin e dytë, përkatësisht të tretë.

Begaj në kuadër të ekipit kombëtar të Shqipërisë, u rendit e katërta në kampionatin botëror të Koresë së Jugut, si edhe mori medalje ari në Europian dhe Lojërat Mesdhetare.

Futbollisti Elis Bakaj, notarja Sara Abdullahu, peshëngritësi Ervis Tabaku, basketbollisti Erkand Karaj, boksierër Marsel Sermi e Serxhio Sina si edhe basketbollistja Migena Plasa, plotësuan dhjetëshen e sportistëve më të mirë të vitit 2009 në Shqipëri.

Ministria ka nderuar gjithashtu me çmim volejbollisten e Tiranës dhe ekipit kombëtar Klejda Shkurti, kapitenin e kombëtares së volejbollit Klodian Kasa, futbollistin e Tiranës Gjergji Muzaka dhe skiatorin Erjon Tola.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *