Home / Lajme / Rajon / Rreth 4.500 turistë janë ‘rrobëruar’ jashtë vendeve të tyre pas dështimit të kompanisë skoceze ‘Gloubspan’

Rreth 4.500 turistë janë ‘rrobëruar’ jashtë vendeve të tyre pas dështimit të kompanisë skoceze ‘Gloubspan’

Londër, 17 dhjetor
Kompania turistike “Gloubspan” dhe aviotransportuesi i cili punonte si kompani-bijë, përjetuan falimentim financiar dhe kumtuan se më nuk do të munden ta kryejnë punën e tyre. Të gjitha aeroplanat e këtij aviotranportuesi në Sokci kanë ateruar, ndërsa më shumë se 800 persona të punësuar në dy kompanitë mbeten pa punë

Rreth 4500 turistë nga Britania e Madhe, të cilët janë pushim jashtë vendit, kryesisht në Spanjë, Portugali, Qipro dhe Egjipt, mbetën “të rrobëruar” dhe pa mundësinë për tu kthyer në shtëpi, pasi kompania e aeroplanëve “Flajgloubspan” prej mbrëmë është vendosur nën udhëheqje të kushtëzuar, ndërsa të gjitha fluturimet e saj janë anuluar, njofton korrespodenti i Tv Kohes nga Londra.

Kompania turistike “Gloubspan” dhe aviotransportuesi i cili punonte si kompani-bijë, përjetuan falimentim financiar dhe kumtuan se më nuk do të munden ta kryejnë punën e tyre. Të gjitha aeroplanat e këtij aviotranportuesi në Sokci kanë ateruar, ndërsa më shumë se 800 persona të punësuar në dy kompanitë mbeten pa punë.

Përfaqësuesi i kompanisë sot në mëngjes deklaroi se po insistohet që të sigurohet kthimi mbrapa, i rreth 1100 turistëve që aeroplanët e “Flajgloubspan” i dërguan në pushim, por nuk mundi të konfirmojë se do të ketë transport për kthimin edhe të udhëtarëve të tjerë.

“Flajgoubspani” skocez dhe flota e tij e aeroplanëve fluturuan nga Edinburgu, Glazgovi dhe Aberdini në Skoci, ndërsa në disa fluturime përmes Atlantikut dhe nga aeroporti londinez Glazgov dhe nga Belfast. Si çarter kompani aeroplanët e këtij aviotransportuesi britanik kanë trasportuar turistë nga Mançesteri për në Egjipt. Vitin e kaluar kjo kompani e aeroplanëve ka transportuar mbi 1,5 milionë udhëtarë dhe janë bërë rreth 12 mijë fluturime.

Anëtarët e ekuipazhit të aeroplanëve për Bi-Bi-Si-në kanë deklaruar se për dështimin e kompanisë së tyre e kanë kuptuar vonë mbrëmë, ose sot në mëngjes nga mediat dhe se askush nga drejtoria deri më tani nuk i ka njoftuar se “Gloubspan” dhe transportuesi i tij i aeroplanëve po ballafqohen me probleme financiare.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *