Home / Sport / Salihi, “vrasësi” i SV Riedit. – Tjetër gol i tij

Salihi, “vrasësi” i SV Riedit. – Tjetër gol i tij

Edhe futbollisti tjetër shqiptar, Mensur Kurtishi, ka çmendur me lojën e tij në elitën e futbollit austriak, duke shënuar dy gola për fitoren e lartë të skuadrës së W. Neustadtit.

Hamdi Salihi apo hero i futbollit te skuadrës së Rapidit të Vjenës ka bërë më të mirën edhe në javën e 19-të të kampionatit të futbollit austriak . Ky futbollistë që njëherësh është edhe anëtarë i kombëtares së Shqipërisë po bën kërdinë në elitën e futbollit austriak. Salihi shënoi edhe golin e dhjetë të tij për Rapidin apo ky është goli i 12-të i tij në kampionati austriak. Rapidi falë lojërave të pëlqyeshme dhe efikasitetit të lartë që po dëshmon në çdo ndeshje Salihi po i prijnë edhe renditjes së tabelës së klasifikimit me 41 pikë ose duke e lënë pas vetes rivalin e përbetuar, Salzburgun me 39 pikë. Skuadra e Rapidit të Vjenës para shikuesve të vet ka shpërthyer me fitore 2:1 kundër Riedit. Salihi njëherësh ka luajtur edhe kundër ish skuadrës së tij dhe si duket e ka ditur edhe diagnozën sesi mund t’i ndëshkojë më gol. Në minutën e dytë, Katzer ka shënuar për epërsinë 1:0 te Rapidit. Mirëpo, Riedi ka qëndruar si burrat në fushë dhe ka barazuar 1:1 me golin e futbollistit Burgstaller. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 62-të është inkuadruar në lojë njëri prej shënuesve pothuajse më të mirë të Riedit, Atdhe Nuhiu. Futbollisti Nuhiu është orvatur të jap një lojë të mirë, por mbrojtja e Rapidit nuk ka lejuar që të befasohet nga ky futbollist dinak. Firma e fitores së Rapidit e mban emrin Hamdi Salihi. Ai në minutën e 63-të, ndëshkoi Riedin dhe solli në epërsi skuadrën e tij 2:1, por njëherësh edhe ia siguroi fitoren e madhe, duke e ruajtur edhe kreun e renditjes në tabelë me 41 pikë. Salihi kësaj here shënoi edhe golin e dhjetë të tij në këtë skuadër të njohur austriake që mëton titullin e kampionit. Zëvendësimi formal i Salihit, në minutën e 90-të, me Gartler, është bërë vetëm për të vonuar lojën e për ta mbyllur ndeshjen në fitore. Pas kësaj ndeshjeje, Hamdi Salihi ka rregjistruar golin e 12 të tij personal, në 18 ndeshje të luajtura deri më tani me Rapidin e Vjenës, ndërkohë që ka dhënë edhe dy asiste, të kthyera në gol nga shokët e skuadrës.

Kurtishi shënoi dy gola të shpejtë

Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Maqedonia, Mensur Kurtishi, ka qenë trim i ndeshjes në fanellën e skuadrës së W. Neustadt, që ka shënuar fitore me shifra të larta 4:0 ndaj skuadrës së LASK-ut. Kurteshi, një futbollist i spikatur ka shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e parë dhe ka sjellë në epërsinë 2:0 për skuadrën e tij. Ai golin e parë e ka shënuar në minutën e 23-të, ndërsa rezultatin 2:0 shënoi pas pesë minutave (28’). Dy golat e tij brenda pesë minuta kanë mahnitur edhe adhuruesit e kësaj skuadre dhe njëherësh ka sjellë gëzim të papërshkrueshëm të te gjithë. Golat të tjerë i shënuan Viano (76’) e Niklas (90’). Në radhët e skuadrës së W. Neustadt Kurtishi luajti plotë 85 minuta, ndërsa mbrojtësi shqiptarë nga Shqipëria, Ronald Gërçaliu u paraqit plotë 90 minuta dhe dëshmoi angazhim të pashoq dhe ishte shtyllë e fortë në vijën e mbrojtjes. Skuadra e W. Neustadti zë vendin e gjashtë me 24 pikë, ndërsa LASK-u radhitet në pozitën e 8-të me 18 pikë. Duhet theksuar se Kurtishi në skuadrën e W. Neustadtit po bëhet ndër futbollistët më të adhuruar dhe me i merituari për këto rezultatet e deritashme.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *