Home / Lajme / Rajon / Së paku 112 persona humbën jetën në shpërthimin dhe zjarrin në klubin e natës në qytetin rus Perm

Së paku 112 persona humbën jetën në shpërthimin dhe zjarrin në klubin e natës në qytetin rus Perm

Moskë, 5 dhjetor
Rreth 200 persona, kryesisht personeli i klubit “Kali i çalë”, të afërmit e tyre dhe miqtë e shënonin tetëvjetorin e punës së lokalit.

Në një moment janë gjuajtur disa raketa për fishekzjarre, me ç’rast njëra prej tyre e ka goditur tavanin e plastikës, pas së cilës ka shpërthyer zjarri

Së paku 112 persona humbën jetën në shpërthimin dhe zjarrin, të cilat u shkaktuan nga fishekzjarret mbrëmë në klubin e natës në qytetin rus Perm.

Në incident janë plagosur 134 persona, të cilët kanë të djegura të shkallës së dytë dhe kanë pësuar ngulfatje me dioksid karbon.

Rreth 200 persona, kryesisht personeli i klubit “Kali i çalë”, të afërmit e tyre dhe miqtë e shënonin tetëvjetorin e punës së lokalit.

Në një moment janë gjuajtur disa raketa për fishekzjarre, me ç’rast njëra prej tyre e ka goditur tavanin e plastikës, pas së cilës ka shpërthyer zjarri.

“Fatkeqësia është shkaktuar për shkak të shkeljes së rregullave për shfrytëzimin e materialeve piroteknike. Në asnjë rast nuk bëhet fjalë për akt terrorirst, këtë e thashë me siguri njëqind për qindëshe”, deklaroi përfaqësuesi i hetimit Vladimir Markin.

Me urdhërin e kryeministrit të Rusisë, Vladimir Putin në vendin e fatkeqësisë arritën ministrat për gjendje të jashtëzakonshme, për punë të brendshme dhe për shëndetësi dhe zhvillim social, Sergej Shojgu, Rashid Nurgaliev dhe Tatjana Golikova.

Në vendin e fatkeqësisë arriti edhe aeroplani i Ministrisë për gjendje të jashtëzakonshme me mjekë dhe psikologë dhe mjete speciale për transferimin e të pësuarëve.

Ndërkohë policia e arrestoi pronarin e klubit të natës Anatolij Zak.

Autoritetet lokale kumtuan se familjet e secilit nga të vrarët do të marrin kompensim prej 3.400 dollarë.

“Ky vendim u soll në takimin e jashtëzakonshëm të udhëhqësisë së qytetit në Perm”, thuhet në kumtesën e autoriteteve lokale.

Presidenti rus Dimitrij Medvedev e shënoi sot zjarrin e mbrëmshëm në klubin e natës në qytetin rus Perm, në të cilin humbën jetën 112 persona, si vepër të rëndë kriminale dhe kërkoi dënimin e fajtorëve, duke e përfshirë edhe pronarin e lokalit.

Medvedev këtë e deklaroi në videolidhjen me ministrat për gjendje të jashtëzakonshme, për punë të brendshme dhe për shëndetësi dhe zhvillim social, Sergej Shojgu, Rashid Nurgaliev dhe Tatjana Golikova, të cilët ndodhen në Perm.

Ministri i Punëve të Brendshme Nurgaliev, deklaroi se tani për tani nuk ka dëshmi se bëhet fjalë për vepër kriminele dhe se hetimi i deritanishëm tregon se fatkeqësia është pasojë e moskujdesit.

“Nuk mund të pajtohem me këtë. Gjithçka që ka ndodhur mund të shënohet si krim”, shtoi shefi i shtetit rus.

Ai theksoi se përpjekjet për momentin duhet të drejtohen nga ndihma mjekësore e të lënduarve, duke theksuar se 88 prej rreth 130-të personat e lënduar ndodhen në gjendje kritike.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *