Home / Sport / Seferi mposht Marwan

Seferi mposht Marwan

Nuri Seferi arriti një fitore të rëndësishme të shtunën mbrëma në kryeqytetin zviceran, në parameçin e luftës Klitschko – Johnson. Boksieri shqiptar mposhti Joseph Marwan me pikë dhe iu gëzua fitores së 25-të në karrierën e tij.

Boksieri shqiptar me pasaportë zvicerane, që në raundin e parë tregoi se në ring është futur vetëm për fitore, duke i bërë me dije boksierit nga Tanzania se nuk do ta ketë aspak lehtë.

Tysoni shqiptar, boksoi pa gabime deri në fund dhe arriti që t’i shkaktojë humbjen e 13 Joseph Marwas, në karrierën e tij.

“PostFinance Arena”, ku u zhvillua dueli midis boksierit shqiptar dhe atij nga Tanzania, ishte e mbushur me shikues derisa shumica nga ta përkrahën Nuri Seferin, i cili arriti t’i shpërblejë me fitore.

Me fitoren e shënuar të shtunën, 32-vjeçari arriti në kuotën e 25 fitoreve në karrierën e tij si profesionistë, ku 17 prej tyre i ka përfunduar para kohe (me nokaut). Seferi ka vetëm 6 humbje në karrierë dhe njëra nga to ishte me nokaut.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *