Home / Lajme / Rajon / Selanik,:4 shqiptarë vrasin truprojën e diskos

Selanik,:4 shqiptarë vrasin truprojën e diskos

27 dhjetor-
Pasi e lanë përtokë në një pellg gjaku, të katër të rinjtë shqiptarë morën arratinë.Ngjarja solli gjendje shoku sepse stafi i diskotekës dhe klientët u lemerisën nga skena.Kurse policia e mbërritur pa vonesë në vendngjarje, dërgoi të plagosurin në spitalin shtetëror të Lamias, ku mjekët thanë se 23-vjeçari ndërroi jetë vetëm pak minuta më pas, si pasojë e plagëve fatale që kishte marrë në fyt dhe në trup.

Masakër mes shqiptarësh në Selanik ku njëri ka mbetur i varrë dhe katër bashkautorë u zhdukën në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes policore.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03.00 të ditës së sotme (e Shtunë), në rrugën “Agnosto Stratioti” nr 1 (rruga Ushtari i Panjohur), në qytetin e Lamias, i njohur si i mbipopulluar nga emigrantët shqiptarë. Pas mesnate, 23-vjeçari shqiptar i cili punonte si truproje në diskotekën në periferi të Lamias, ka qenë duke bërë punën e tij, ku pjesë e detyrës ishte të ndalonte grupe meshkujsh të hynin të pashoqëruar.

Pikërisht kjo duket se “i ka ngrënë kokën” 23-vjeçarit me banim në Lamia prej disa vitesh.Në orën 02.00 të së shtunës, në portën kryesore të diskotekës janë afruar katër djem shqiptarë, që të gjithë të moshës nga 21 deri 23 vjeç.

Ata i kanë kërkuar që të futeshin të gjithë brenda në disko. Por këtu është dashur të zbatohet rregullorja dhe 23-vjeçari i ka kërkuar që të largoheshin sepse ishin të pashoqëruar dhe për rrjedhojë nuk mund t’i linte të hynin brenda.Duket se kjo i ka vënë në sedër madje i ka nxehur keqas katër djemtë shqiptarë, që të gjithë me banim në qytetin e Lamias.

Ata e kanë sharë sa të mundnin dhe janë larguar, por me një skenar shumë të hidhur, me synimin për të marrë pak “zemër” dhe të riktheheshin për “hakmarrjen e madhe”.Kështu kanë bërë, janë larguar dhe i kanë hipur makinës, por pas rreth një ore janë rikthyer sërish, pasi kishin rrëkëllyer disa gota pije alkoolike.

Me të dalë nga makina, me thika në duar, ata i janë afruar edhe një herë truprojës, por këtë radhë jo për të kërkuar që të futeshin brenda, por për ta “hequr qafe”.Të paktën dy prej shqiptarëve iu vërsulën dhe e qëlluan me thika kurse dy të tjerët e mbanin me duar që të mos vetëmbrohej.

Pasi e lanë përtokë në një pellg gjaku, të katër të rinjtë shqiptarë morën arratinë.Ngjarja solli gjendje shoku sepse stafi i diskotekës dhe klientët u lemerisën nga skena.Kurse policia e mbërritur pa vonesë në vendngjarje, dërgoi të plagosurin në spitalin shtetëror të Lamias, ku mjekët thanë se 23-vjeçari ndërroi jetë vetëm pak minuta më pas, si pasojë e plagëve fatale që kishte marrë në fyt dhe në trup.

Dëshmitarë në vendngjarje, i dëshmuan policisë se 23-vjeçari u sulmua në portën e diskotekës, në krye të detyrës dhe u qëllua me armë të ftohta nga katër djem moshatarë me të, gjithashtu shqiptarë.Policia tha se ka identifikuar autorët e krimit, por ende nuk ka arritur t’i kapë ata. (INA-NOA)

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *