Home / Sport / Seria A, tashmë ndeshje edhe të premten?

Seria A, tashmë ndeshje edhe të premten?

Propozimi i Hoze Mourinjos që skuadrat italiane të cilat luajnë në mesjavë në Champions, t’i zhvillojnë takimet e kampionatit të premten, do të merret në shqyrtim nga federata.

Tekniku i Interit prej kohësh e ka kërkuar një gjë të tillë. Kjo kërkesë sigurisht që mbështetet edhe nga Milani dhe Fiorentina, që në shkurt do të luajnë në Ligën e Kampionëve së bashku me Interin. Në fakt, arsyela kryesore që mund ta bindë federatën e futbollit në Itali të spostojë ndeshjet të premten, është rreziku i humbjes së një skuadre në sezonin tjetër të Championsit.

Kjo sepse Gjermania po afrohet në mënyrë të frikshme në renditjen e kampionateve më të mirë në Europë. Prandaj, një dështim i mundshëm i Interit, Milanit apo Fiorentinës, mund të bëjë që në sezonin tjetër, Italia të marrë pjesë më Ligën e Kampionëve me tre skuadra dhe jo me katër.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *