Home / Sport / Sheiku i Mançester Sitit kërkon të blejë Realin

Sheiku i Mançester Sitit kërkon të blejë Realin

Sheiku Mansour Bin Zayed Al Nahyan, pronar miliarder i Mançester Sitit, kërkon të bëhet pronar edhe i Real Madrid dhe për këtë është gati të japë 1 miliardë euro.

Lajmi u bë i ditur të dielën nga e përditshmja sportive spanjolle “AS”. Por, sipas kësaj gazete, transaksioni duket se është i pamundur përballë statutit aktual të klubit spanjoll.

“Sheiku Mansour Bin Zayed Al Nahyan është gati të ofrojë shumën e 1 miliardë eurove për t’u bërë pronar i Realit të Madridit”, shkruante “AS”, pa cituar ndonjë burim.

Po ashtu, sipas “AS”, një takim me drejtuesit e klubit, nën drejtimin e pronarit Florentino Perez, pritet që të zhvillohet për këtë qëllim në fillim të janarit 2010.

Megjithatë, sipas rregullores së UEFA-s, Sheiku Mansour nuk mund të jetë pronar i dy klubeve njëkohësisht, saktesonte “AS”.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *