Home / Sport / Shkarkimi i Hughes, rebelohen lojtaret e City-t

Shkarkimi i Hughes, rebelohen lojtaret e City-t

Shkarkimi i trajnerit Mark Hughes ka shkaktuar zemerim tek skuadra e Manchester City qe pavaresisht fitores 4-3 ndaj Sunderland, nuk ka arritur ta gelltise largimin e papritur te teknikut qe u zevendesua nga italiani, Roberto Mancini.

“News of the World” shkruan se drejtori i pergjithshem Gary Cook eshte perballur me 6 lojtare te udhehequr nga Craig Bellamy dhe portieri Shay Given. Pas ndeshjes se dites se shtune, Mark pershendeti cunat dhe njoftoi largimin.

“Lojtaret e respektojne ate si njeri dhe nuk arrijne ta besojne pse u trajtua ne kete menyre. Gjithcka u krye pa asnje klas dhe lojtaret vendosen te bejne dicka per kete. Ata thane se pas gjithe kesaj qendron Gary Cook e Brian Marwood”, thote nje burim brenda grupit bardhekalter.

Gjate 18 muajve te fundit Manchester City ka shpenzuar rreth 225 milione euro por rezultatet e Hughes kane qene zhgenjyese per drejtuesit, te cilet kerkojne trofe pasi kane ndertuar nje skuader mjaft te forte dhe te denje per t’u perballur me cdo kundershtar. Mancini ka nenshkruar nje kontrate me 3.5 milione euro ne sezon deri ne vitin 2013.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *