Home / Lajme / Maqedoni / Shkupi zyrtar nuk mendon të aplikojë regjim të vizave për qytetarët kosovarë

Shkupi zyrtar nuk mendon të aplikojë regjim të vizave për qytetarët kosovarë

4 dhjetor-
E pyetur nëse edhe qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza në Maqedoni, pasi ky shtet ka bërë liberalizimin e vizave me BE-në, Jankulovska u shpreh se Shkupi zyrtar nuk mendon të aplikojë regjim të vizave për qytetarët kosovarë.

Prishtinë, – Të enjten Kosova dhe Maqedonia nënshkruan marrëveshjen e parë.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Zenun Pajaziti dhe ajo e Maqedonisë, Gordana Jankulovska, e kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e policisë. Ministri Pajaziti tha se marrëveshja i hap dyert e bashkëpunimit në mes të dy vendeve edhe për arritjen e marrëveshjeve të tjera në fusha të ndryshme.

“Marrëveshja e nënshkruar sot është një punë e mirë, të cilën duhet ta vazhdojmë në bashkëpunimin mes policive dhe ministrive, në luftën kundër korrupsionit, në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në luftën kundër krimit të organizuar, drogës dhe dukurive tjera negative”, tha Jankulovska.

E pyetur nëse edhe qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza në Maqedoni, pasi ky shtet ka bërë liberalizimin e vizave me BE-në, Jankulovska u shpreh se Shkupi zyrtar nuk mendon të aplikojë regjim të vizave për qytetarët kosovarë. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *