Home / Lajme / Rajon / Shqiptarët të diskriminuar edhe për festa

Shqiptarët të diskriminuar edhe për festa

28 dhjetor
Shoqata e Artistëve Shqiptar edhe me këtë rast ka shprehur reagimin e ashpër, duke kërkuar që njëherë e përgjithmonë të ndalohet diskriminimi i këtij lloji. Përveç “Leb i soll”, Vllado Jnevskit dhe Esma Rexhepovës, do të marrin pjesë edhe Xhiboni, “Përlavo kazalishte” dhe “Manjifiko”. Ahengu fillon sot nga ora 17 e deri në orën 23, me ç`rast qytetarët do t’i zbavisin “Leb i soll”, Area, Dario, Elena Ristevska, Jovan Jovanov, Adrian Gaxha, Vllatko Llozanovski dhe D.N.K.

Për pritjen e Vitit të Ri 2010 për herë të parë me program katërditor në sheshin e qytetit në Shkup do të performojnë muzikantë nga Maqedonia dhe nga vendet fqinje, por sërish programi i përgatitur nuk ka përfillur estradën shqiptare në Maqedoni, e cila mjaft konsiderohet e pasur. Përveç këngëtarit shqiptar, Adrian Gaxha, nuk është siguruar pjesëmarrje e këngëtarëve shqiptarë sidomos nga Maqedoni.

Shoqata e Artistëve Shqiptar edhe me këtë rast ka shprehur reagimin e ashpër, duke kërkuar që njëherë e përgjithmonë të ndalohet diskriminimi i këtij lloji. Përveç “Leb i soll”, Vllado Jnevskit dhe Esma Rexhepovës, do të marrin pjesë edhe Xhiboni, “Përlavo kazalishte” dhe “Manjifiko”. Ahengu fillon sot nga ora 17 e deri në orën 23, me ç`rast qytetarët do t’i zbavisin “Leb i soll”, Area, Dario, Elena Ristevska, Jovan Jovanov, Adrian Gaxha, Vllatko Llozanovski dhe D.N.K.

Më datën 29 në sheshin e qytetit do të performojnë këngëtarja kroate Daniella Martinoviq, “Bitëllsi real Tribjut” nga Serbia, Mitan Proxhekt dhe Andrijana Janevska, “Infjus dhe Shkrip Orkestra” dhe Zhoambo nga Sllovenia.

Më datën 30 do të performojnë grupet “Foltin”, “Superhiks”, “BEj Dë Fish”, si dhe Xvonko Bogdan nga Serbia, Jordan Kostov dhe “Retro Kabare”.Më datën 31, për të vegjlit zbavitja fillon në sheshin e qytetit, nga ora 11 e 30 minuta, me program të pasur.

Është paraparë shfaqje teatrale për fëmijë, performim i koirt të fëmijëve dhe mbërritja e Baba Gjyqit. Ahengu për të mëdhenjtë fillon nga ora 20, me performancën e Esma Rexhepovës, më pas edhe të Vllado Janevskit, Xhibonit dhe “Përlavo kazalishte” nga Kroacia dhe “Manjifiko” nga Sllovenia. Organizatorë të programit të Vitit të Ri janë Qyteti i Shkupit dhe operatori telekomunikues “ONE”. Këshilltarët shqiptarë të BDI-së që janë partner të koalicionit me VMRO-DPMNE-në në Qytetin e Shkupit, kanë vazhduar të heshtin përballë këtij diskriminimi të rëndë të estradës shqiptare, por edhe injorimit të qytetarëve shqiptarë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *