Home / Lajme / Maqedoni / Shteti edhe më tej ta stimulojë prodhimin e duhanit, sygjerojnë ekspertët

Shteti edhe më tej ta stimulojë prodhimin e duhanit, sygjerojnë ekspertët

Shkup, 7 dhjetor
Sipas tij, në sipërfaqet ku prodhohet duhani, nuk mund të mbijetohet edhe aq mirë apo të japë të ardhura aq të larta asnjë kulturë tjetër. Këtë e konstatuan edhe grupe të pavarura ekspertësh nga BE-ja të cilët e hulumtuan prodhimin e duhanit në Maqedoni.

“Pavarësisht që Unioni e shtyen idenë Evropa pa duhan, ne nuk duhet ta largojmë këtë kulturën tonë nacionale nga sipërfaqet” potencoi Filipovski.

Urim Hasipi
Shteti duhet edhe më tej ta stimulojë prodhimin e duhanit si kulturë nacionale strategjike të Maqedonisë,e dhepse ajo është në kundërshtim me direktivat të cilat urdhërojnë prodhim të tij sa më të vogël, emndojnë ekspertët.

“BE-ja nuk e stimulon prodhimin e duhanit, por Maqedonia këtë duhet ta bëjë sepse ashtu do ta ruajë popullatën, prodhuesin tradicional, i cili jeton prej saj. Lënia anash e kësaj kulture nga prodhimi është çështje nacionale. Ajo që tani Qeveria e bën, stimulimi, është mjaft pozitiv. Ashtu duhet të vzahdohet. Bëhet fjalë për mjete të buxhetit të vet, e jo për para nga buxhetetet e BE-së”, thotë profesor Kiril Filipovski, drejtor i Institutit të Duhanit.

Sipas tij, në sipërfaqet ku prodhohet duhani, nuk mund të mbijetohet edhe aq mirë apo të japë të ardhura aq të larta asnjë kulturë tjetër. Këtë e konstatuan edhe grupe të pavarura ekspertësh nga BE-ja të cilët e hulumtuan prodhimin e duhanit në Maqedoni.

“Pavarësisht që Unioni e shtyen idenë Evropa pa duhan, ne nuk duhet ta largojmë këtë kulturën tonë nacionale nga sipërfaqet” potencoi Filipovski.

Ai vlerëson se struktura e llojeve të duhanit në Maqedoni është e mirë, por, është keq që në kohë të fundit nuk dihen saktë rajonet, se cili lloj ku është përfaqësuar.

“Me liberalizimin e rregullave ligjore mund të prodhohet duhan gjithkund në Maqedoni dhe secili blerës mund të kontraktojë marrëveshje. Kjo futi pak hamendje tek prodhuesit. Më herët diheshin rajonet, për “të fortë”, për “prilep”, “basmak”, “virxhinia”. Tani, ndërmarrjet e diktojnë prodhimin, arrijnë marrëveshje me prodhuesit dhe praktikisht u trgojnë se çfarë lloji dëshirojnë. Në të kundërtën, i prishin marrëveshjet për shitblerje”, thekson Filipovski.

Shteti do të vazhdojë ta mbështesë prodhimin e duhanit përderisa kjo nuk përkufizohet në pajtim me politikën globale.

“Politika e Qeverisë është në drejtim të mbështetjes së prodhimti të duhanit. Prodhimi i duhanit në Maqedoni ka traditë të gjatë. Për këtë vit rendimenti arriti 19 deri 20 milionë kilogramë që është 25 deri 30 për qind më tepër nga dy të kaluarat, kur paraqiste rreth 16 milionë kilogramë”, thotë Aliriza Elezi, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe EKonomisë së Ujërave.

Në vitin 2009 subvencionet ishin 45 denarë për kilogram të dorëzuar, ndërsa në vitin 2010 janë paraparë nga 60 denarë. Rritet edhe çmimi mesatar i blerjes. Prodhuesit të cilët më shpesh kundërshtojnë për shkak të vlerësimit të cilësisë, këtë vit janë të kënaqur. Marrin nga 200 deri 220 denarë për “basmakun”. Më së shumti thonë, shkon klasi i dytë i cili tani për tani është 207 denarë.

Blerja e duhanit këtë vit filloi më herët se sa afati i zakonshëm, 15 dhjetori.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *