Home / Lajme / Maqedoni / SHVL “Kalaja” reagon kundër arrestimit të Shkodran Idrizit

SHVL “Kalaja” reagon kundër arrestimit të Shkodran Idrizit

26 dhjetor-
“Ju bëtë që edhe qindra ushtarë të mos mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe bredhin rrugëve të Kosovës dhe Evropës vetëm e vetëm se ishin ushtarë. Ne presim tani se radhën e ka Tetova dhe Gostivari, por një gjë e dimë se Kërçova nuk preket, sepse atje nuk kishte UÇK”, ka reaguar SHVL- UÇK “Kalaja”.

Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së- “Kalaja” reagon ashpër ndaj arrestimit të disahershëm të Shkodran Idrizit. “Pyesim qeverinë edhe sa ish ushtarë duhet të arrestohen, a nuk mjafton ky numër kur dihet se një numër shumë i madh janë nëpër burgje, një numër shumë i madh janë në arrati kurse një numër shumë i vogël kanë mbet dhe rrinë në ankth duke pritur se kur atyre do t’ju montohet diçka dhe të arrestohen.

I drejtohemi Nikolla Gruevskit a nuk u ngope O Nikolla ? Ali cka bën ti? A thua vallë o Ali edhe ti ngopesh me raste të tilla, po ju bëjmë me dije se kjo rrugë nuk është e mirë se nuk durohet më sot një nesër tjetrin, dje u demoluan disa shtëpi në Haraçinë ku nga tmerri, terrori dhe frika abortoi një nënë ku edhe pa lindur fëmija nuk e lini të qetë, a thua vallë çdo nënë doni ta leni me lotë në sy”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate. SHVL e UÇK-së “Kalaja” ka potencuar montimin e rastit të Sopotit, Karadakut të Shkupit dhe Haraçinës, ku si pasojë sipas tyre, pasuan montimet dhe inskenime për komandant Hoxhën, komandant Kushtrimin, të cilët janë në arrati, për shkak të proceseve të montuara.

“Ju bëtë që edhe qindra ushtarë të mos mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe bredhin rrugëve të Kosovës dhe Evropës vetëm e vetëm se ishin ushtarë. Ne presim tani se radhën e ka Tetova dhe Gostivari, por një gjë e dimë se Kërçova nuk preket, sepse atje nuk kishte UÇK”, ka reaguar SHVL- UÇK “Kalaja”.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *