Home / Lajme / Maqedoni / Ska datë për Maqedoninë

Ska datë për Maqedoninë

Bruksel, 8 dhjetor
Këshilli i Bashkimit Evropian sot e anuloi vendimin për caktimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në Union për shkak të kundërshtimit të Greqisë.

Shefat e diplomacive të BE-së pas debatit dyditësh vendosën që kjo çështje të shqyrtohet sërish gjatë kryesimit spanjoll me Unionin në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

Edhe pse pjesa më e madhe e anëtareve të BE-së ishin për caktimin e datës për fillim të bisedimeve, kjo, megjitatë është anuluar për shkak të kundërshtimit të Greqisë, e cila insisiton në zgjidhjen e mëparshme të kontestit për emrin me Maqedoninë.

“Këshilli vërejti se Komisioni Evropian rekomandon hapje të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë dhe në këtë çështje do të kthehet gjatë kryesimit të ardhshëm”, thuhet në kumtesën e mbledhjes së ministrave të punëve të jashtme të BE-së.

Kryesuesja e ardhshme e BE-së, Spanja këtë funksion rrotullues do ta kryejë nga 1 janari deri më 30 qershor të vitit 2010.

Urim Hasipi
Këshilli i Ministrave të BE-së ka miratuar vendimin që çështja e datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE të shqyrtohet në gjashtëmujorin e parë të presidencës spanjolle. Vendimi pasoi pas shumë debateve që nxorrën ndarjet mes vendeve anëtare të BE-së lidhur me të ardhmen e IRJM-së. Për caktimin e datës konkrete për fillimin e negociatave janë deklaruar: Suedia, Britania e Madhe, Polonia, Austria, Sllovenia, Sllovakia, Çekia dhe Italia. Ndërkohë, Franca, Gjermania dhe Spanja nuk kanë qenë pjesë e debateve dhe nuk kanë diskutuar aspak mbi këtë çështje. Greqia dhe Qiproja janë deklaruar kundër, duke rezistuar që edhe në konkluzionet përfundimtare të mos përmendet fare data për fillimin e negociatave.
Këshilli i ministrave të BE-së ka kërkuar që Maqedonia të vazhdojë procesin e reformave të ngelura dhe luftën kundër korrupsionit. Maqedonia është përballur me bllokadën e dytë greke për procesin e evrointegrimeve dhe kjo e dyta vjen nga Brukseli, pas asaj në Bukuresht, kur u bllokuan aspiratat e anëtarësimit në NATO.Pas mbylljes pa sukses të bisedimeve të djeshme të këshillit të ministrave mbi konkluzionet për Maqedoninë, burime nga pala greke rrëfyen për mediat në Bruksel se është arritur një marrëveshje paraprake politike mes Presidencës suedeze dhe Greqisë për përkufizimin e këtyre konkluzioneve.

Sipas këtyre burimeve përkufizimi i projekt-konkluzioneve që ofronte rishikimin e rekomandimit të komisionit në mars të vitit 2010 me idenë e përcaktimit të datës për çeljen e negociatave, do të zëvendësohet me përkufizimin “Këshilli, pasi morri shënim rekomandimin e Komisionit Evropian, këtë të fundit do ta rishikojë gjatë presidencës spanjolle të BEsë”.

Sipas të njëjtave burime kështu eliminohet detyrimi i BE-së për të mbajtur fjalën për përcaktimin e një date për çeljen e negociatave, ndërsa shtrihet në një periudhe gjashtë mujore afati kohor për ridiskutimin e kësaj çështjeje.

Por edhe ky propozim i cili sipas burimeve konfidenciale thuhet se është bërë nga italianët në takim, mbetet për tu konfirmuar nëse është i vërtetë si dhe për tu miratuar ditën e martë nga të gjitha vendet e tjera anëtare të BE-së, për tu pranuar si i tillë.
Diskutimet mbi konkluzionet për Maqedoninë zgjatën dje në Bruksel për rreth një orë e gjysmë, pa dhënë një rezultat përfundimtar

Milloshoski: Bllokimi është hipokrizi e re greke, mbështetja nga vendet tjera motivim që të vazhdojmë me reformat
Rezultati i sotëm në Bruksel mund të definohet si hipokrizi e re greke, sepse vendi i cili, gjoja se, angazhohet që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të inkuadrohen në Bashkimin Evropian sa më shpejtë, gjatë gjasës së parë t’i japë mundësi të merituar vendit tonë që t’i fillojë negociatat këtë e bllokon, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski, duke e transmetuar qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Maqedonisë pasi Këshilli i BE-së sot e anuloi vendimin për përcaktimin e datës për fillim të negociatave të Republikës së Maqedonisë me BE-në për shkak të kundërshtimit të Greqisë.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë theksoi se pengimi jo vetëm që do ta dëmtojë imazhin e BE-së, por në mënyrë plotësuese mund ta prishë edhe prestigjin e vetë procesit të eurointegrimit. Ai iu falënderua kryesimit suedez dhe një numri të madh të vendeve-anëtare, të cilat mbështetën Maqedoninë që vitin e ardhshëm, siç u inicua në fillim, t’i caktohet afat kohor, në të cilin do të vendoset për marrjen e datës.

Me një fjalor të ashpër dhe të pazakontë deri tani për një funksionar të Maqedonisë, presidenti Georgi Ivanov të hënën në mbrëmje e akuzoi Bashkimin Evropian për mungesë të vizionit dhe për mosrespektim të parimeve.

Akuzat e këtilla Ivanov i adresoi gjatë një ceremonie me rastin e shënimit të një feste shtetërore në Maqedoni, ku mes tjerëve prezent ishin edhe ambasador të vendeve anëtare të BE-së. “Jermi dëshmitarë të një Evrope e cila po mundohet ta gjejë zërin e vet. Në radhët e saj akoma ka udhëheqës të cilët në vend të frymës së Evropës së bashkuar, lejojnë të bien nën ndikim të interesave të vogla dhe shpirtngushta. Çdo thyerje e parimeve sot, nesër do të rezultojë me dhjetëra thyerje të parimeve dhe dhjetëra bllokada të reja”, deklaroi Ivanov duke shtuar se Maqedonia dëshiron të jetë pjesë e Evropës, por jo me cdo kusht.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *